OBSH informacion, direktiva, këshilla çdo 3-4 ditë
Organizata Botërore e Shëndetësisë të paktën dy herë në javë do të dërgojë informacion të vazhdueshëm lidhur me çështjen e gripit të derrit. Pranë Ministrisë së Shëndetësisë, në Drejtorinë e Shëndetit Publik, në mënyrë zyrtare do të mbërrijë informacioni lidhur me të dhënat më të fundit për sa i takon influencës AH1N1.
Këshilla, direktiva, të dhëna të fundit, mesazhe dhe njoftime do të dërgohen zyrtarisht në adresën e Ministrisë së Shëndetësisë.
Informacioni i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka qenë i pranishëm hap pas hapi lidhur me gripin e derrave, që nga evidentimi i influencës e deri në rastet e fundit të të prekurve.
Me shtimin e rasteve, me shpalljen e pandemisë në disa vende, edhe informacioni që do të dërgohet do të jetë më i shpeshtë dhe më intensiv me strukturat e shëndetësisë shqiptare.
Sakaq, në bazë të një marrëveshjeje, Instituti i Shëndetit Publik dërgon për ekzaminim të gjithë kampionët e "dyshuar" në laboratorët më të specializuar të Rumanisë dhe Britanisë së Madhe. Sipas njërës prej direktivave të fundit të OBSH-së, duhen të ekzaminohet për AH1N1 të paktën 10 kampionë në javë.
Pak ditë më parë, ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, takoi nëndrejtoreshën e OBSH-së për Europën, Nata Menabde.
Në takim u diskutua kryesisht për gripin e derrave. Ministrja Godo sqaroi se vendi ynë ka vendosur prioritete lidhur me kategoritë që do të vaksinohen të parat.