E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, sulmuan ish-policin, në kërkim 2 vëllezërit

Plagoset ish oficeri i policisë gjyqësore në Korçë, arrestohen dy autorët. Sipas një njoftimi për shtyp të drejtorisë së policisë së Korçës mësohet se janë kryer veprimet hetimore për veprën penale te "Goditje për shkak të detyrës në bashkëpunim" për Alban Berberi dhe Kledjon Berberin. Shkak për këtë është bërë një kallëzimin i Dashnor Karanxha ish-oficer Policie, pasi sipas tij në orën 23.20 të dt 11 shkurt në hyrjen e pallatit të tij dy personat tashmë të shpallur në kërkim kanë goditur me mjete të forta. Më pas ish-oficeri në dëshminë e tij pohon se të dy kanë pasur konflikte të vazhdueshme që prej kohes kur ka qenë oficer policie pais i ka arrestuar për mbajtje të lëndëve narkotike Kledjon Berberin. Sipas të njëjtave burime mësohet se i dëmtuari pasi mori mjekimin është larguar për në banesë jashtë rrezikut për jetën ndërsa vazhdon puna për kapjen e autorëve që kanë goditur me ish-oficerin e policisë gjyqësore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›