Berisha: Garanci për zgjidhjen e krizës. Berluskoni: Opozita, në Kuvend
Nga Roma ku ndodhet në një vizite zyrtare, një ditë para tryezës së presidentit, kryeministri Berisha garanton se do të bëjë gjithcka për të arritur një zgjidhje. Në një konferencë të përbashkët me homologun dhe mikun e tij, Berluskoni, Berisha deklarohet i gatshëm për kompromis. "E sigurova mikun tim se unë do të bëj gjithcka që është e mundur për të arritur një zgjidhje, pavarësisht se qëndrimi është i tillë. Unë do të bëj më të mirën time. Unë jam njeri i kompromisit dhe lëshimeve. Kjo është llogjika e politikës, për ti dhënë fund kësaj situate", tha Berisha.
• Negociatat, Rama takon ambasadorët. Takim edhe me aleatët
Në të njëjtën linjë ka qenë dhe kryeministri italian, i cili i ka bërë
thirrje opozitës të punojë brenda Parlamentit. "Duhet që gjithcka të
jetë e pjekur, nuk duhet të bojkotohet Parlamenti dhe punimet e tij.
Opozita duhet të punojë brenda këtij institucioni", tha Berluskoni.
Gjatë vizitës së tij në Itali, Berisha ka marrë dhe premtimin e
Berluskonit për një shqyrtim të shpejtë nga unioni të kërkesës së
statusit të vendit kandidat.
"Ne mund ti garantojmë Shqipërisë liberalizimin e vizave sa më shpejt të
jetë e mundur. Imagjinoj se ndoshta brenda tetorit të këtij viti, ti
garantojmë gjithashtu edhe statusin e vendit kandidat në BE", vijoi
Berluskoni.
Kryeministrat nënshkruan disa marrëveshje bashkëpunimi, mes të cilave
është ajo e partneritetit strategjik mes dy vendeve. Kjo do të thotë se
me anë të kësaj marrëveshjeje, Shqipëria ka zgjedhur Italinë si
partneritetit e saj strategjik në Bashkimin Evropian.
Elona Gjylmi
Azhornuar së fundi ( e premte , 12 shkurt 2010 )
< I mëparshmi