Reforma në shëndetësi, Vasili: Autonomia spitalore, kusht i rëndësishëm
Autonomia spitalore eshte nje kusht i rendesishem per reformen ne sistemin shendetesor. Kreu i Shendetesise, Petrit Vasili, ka deklaruar se realizimi i kesaj autonomie, do te sjelle jo vetem sherbime cilesore dhe ne kohe per ata qe paguajne detyrime, por nderkohe stafi mjekesor do te jete me i pergjegjeshem ne punen qe duhet te kryeje, duke menaxhuar me mire fondet e spitaleve.
“Realizimi i kësaj autonomie do të thotë gjithmonë e më shumë shkuarje e
përgjegjësive atje ku ndihma ofrohet, atje ku procesi realizohet, atje
ku procesi profesion i ndihmës ndaj qytetarit realizohet. Në këtë mënyrë
autonomia ka të bëjë edhe me fokusimin shumë më të qartë të nivelit të
përgjegjësive dhe për të parë atë që nuk na shkon mirë. Ne nuk do kemi
pajtueshmëri që përpiqet të felrë në sistem” tha Vasili.
Kjo deklarate e kreut te Shendetsise u be gjate analizes nje vjetore te
Institutit te Sigurimeve te Kujdesit Shendetsor. Drejtoresha e ISKSH,
Elvana Hana dha nje panorame te gjere te shpenzimeve dhe te ardhurave
nga reforma, nderkohe qe objekti kryesor mbetet qe ne kater vite te
sigurohet rreth 80% e popullates.
“Realizimi vjetor i të ardhurave ka qenë në masën 96.7% ose 11.9
miliardë lekë dhe realizimi i të ardhurave nga kontributet në masën
92.2% të programit. Shumica e skemës, pra mbi 70% e skemës, financohet
nga buxheti i shtetit duke marrë edhe atributet e një skeme që
financohet nga taksat gjenerale” tha Hana.
Gjate vitit 2009, jane ushtruar kontrrolle, ne 131 qendra shendetesore
ne te cilat ISKSH, ka vene re magesi ne shkeljen e disiplines ne pune,
mangesi ne dokumentacion, ne trajtimin e pacienteve me barna te
rimbursuara. Si pasoje e ketyre mangesive te konstatuara, jane marre
rreth 569 masa te karaktereve te ndryshme.
Edlira Sulejmani
< I mëparshmi