E Diel, 1 Nëntor 2026

Tryeza, Bumçi: Edi Rama përballë kolegjit dhe OSBE

Edi Rama do të ketë përballë në tryezën e thirrur nga presidenti, jo Partinë Demokratike, por kolegjin zgjedhor dhe OSBE-ODIHR. Kështu u shpreh deputeti demokrat Aldo Bumci në "Ora 20:00" në Alsat.

"është e vërtetë që në tryezë do të jenë përballë Partia Socialiste dhe
Partia Demokratike me nivelet e tyre më të larta të përfaqësimit
politik, por në fakt do të jetë PS përballë kolegjit zgjedhor dhe
OSBE-ODIHR. Ne jemi të gatshëm të tolerojmë në gjithcka që është
politike, ose të paktën të ulemi të diskutojmë të hapur për konsesus. 
Por në cështje që janë përtej nesh, që janë kushtetuese ligjore, që nuk
janë pjesë e vullnetit politik, sepse nuk kemi ne mundësi ti ndryshojmë,
këmbëngulja në këto pika do të thotë që ka mungesë vullneti për
zgjidhje", tha Bumci.

Duke mbrojtur idenë e maxhorancës se hapja e kutive është një kërkesë
antiligjore, Bumci thotë se edhe Edi Rama e di një gjë të tillë, ndaj
dhe nuk i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

"Nuk duhet të hezitojë sepse është treguar që gjykata ka përparësi ndaj
shumicës. Heziton sepse gjykata është shprehur saktësisht për një
cështje të njëjtë disa vite më parë dhe nuk mund të rrëzojë gjykata
vetveten për një gjë kaq të qartë. Zoti Rama e di që do rrëzohet dhe
atëherë e vazhdon politikisht cështjen dhe jo juridikisht", vijoi Bumci.

Në rast se negociatat nuk do të rezultojnë të suksesshme, maxhoranca do
të zbatojë Kushtetutën, duke zëvendësuar mandatet socialiste pas 4
marsit.

Taulanta Boja

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›