E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nesër takimi Berisha- Rama. Në bisedime edhe ekspertët

Të shtunën, në orën 11:00 Edi Rama dhe Sali Berisha do të hyjnë nga dyer të ndryshme në takimin me presidentin Bamir Topi. Kreu i qeverisë për efekt protokolli do të kalojë nga porta kryesore e selisë së presidencës, ndërsa lideri i opozitës nga ajo dytësore së bashku me gazetarët.Në takimin e 13 shkurtit, aq të kërkuar nga ndërkombëtarët dhe të parë si një rrugëzgjidhje për krizën politike në vend, dy liderët partiakë nuk do shkojnë vetëm.

Në tryezë krahas Sali Berishës mendohet të ulet dhe kryetari i grupit
parlamentar Astrit Patozi, ndërsa në krah të Ramës, Xhafaj ose Ruci.

Tryeza e së shtunës do të mbahet në përpjekje të zgjidhjes së krizës
politike të krijuar nga bojkoti parlamentar i PS-së dhe në rekomandim të
rezolutës për Shqipërinë të miratuar nga Asambleja Parlamentare e
Këshillit të Europës.

Megjithatë rezultati i saj shihet me skepticizëm për faktin se palët
kanë përcaktuar kutitë e 28 qershorit, kushtin bazë për të arritur në
një zgjidhje; PS që e sheh rezultatin në hapjen e tyre, derisa PD në
moscenimin e vendimit të gjykatave.

Ndërkohë, ajo që është bërë e qartë nga të dy partitë është se
negociatat do të vazhdojnë përtej tryezës së Bamir Topit. Madje ato kanë
filluar që më parë. Kështu pas së shtunës do të merren vesh dhe emrat e
negociatorëve, të cilët do të jenë ekspertë nga të dy partitë.

Në kuadër të bisedimeve për një zgjidhje të mundhme është dhe vizita e
22 shkurtit e delegacionit të Këshillit të Europës.

Elona Gjylmi

Azhornuar së fundi ( e premte , 12 shkurt 2010 )

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›