E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza politike, Gjinushi: Hapja e kutive, zgjidhja e vetme

Kryetari i Partise Social Demokrate pak ore para zhvillimit te tryezes me kryesocialistin, Edi Rama, deklaroi se hapja e kutive eshte zgjidhja e vetme, qe kerkohet nga shqiptaret, por edhe nga nderkombetaret. Sipas tij kryeministri, Berisha nuk duhet te lere pushtetin, pasi nuk e ka marre ate me 28 qershor, ku eshte deformuar vota e qytetareve.

“Tavolina nuk do të ndryshojë rezultatin, thonë shumë vetë, pasi ai nuk
ka nevojë të ndryshojë, por do të zbardhë të vërtetën. Berishës nuk i
duhet të dorëzojë pushtetin sepse atë nuk e ka fituar as me votën e 28
qershorit. Atij i mjafton të dorëzoje lirinë tek sendet e gjetura dhe të
pranojë zgjidhje reale politike. Këtë e kërkon shumica derrmuese e
popullit, e kërkon Strasburgu dhe Brukseli, majtas dhe djathtas. Kundër
hapjes së kutive janë vetëm Jozefina dhe Dorisi” tha Gjinushi.

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›