Negociatat, Rama takon ambasadorët. Takim edhe me aleatët
Pas kthimit nga Strasburgu dhe nje dite para tryezes se dialogut, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi takime me ambasadoret Withers, Lohan e Montobio. Paradite, larg selisë rozë dhe larg pranisë së medias kreu socialist ka takuar ambasadorin amerikan, ndërsa disa minuta më parë kishte pasur një takim tjetër të vecantë me ambasadorin spanjoll dhe atë të Këshillit të Europës Helmut Lohan.
Këta dy ambasadorë, gjatë gjithë kësaj periudhe kanë qenë ndërmjetësit
për zgjidhjen e krizës politike. Përvec shumë takimeve me protagonistët e
tryezës, në të gjitha deklarimet publike kanë mbështetur fuqishëm rolin
e presidentit si ndërmjetës. Po paraditen e së premtes, Rama mblodhi
sekretariatin e partise, ku u diskutuan sugjerimet e Strasburgut per
krizen.
Ndërsa pasditja do t’i kushtohet aleatëve në një takim konsultues para
ballafaqimit ne tryezen 'Topi'. Mësohet se këtë radhë në tryezën e
aleatëve nuk do jenë vetëm krerët e partive të vogla, por edhe grupe
interesi, si ish- pronarë, pensionistë, ish- ushtarake apo edhe
minatorë. Ata do t'i bashkohen një fronti me të gjerë, që lideri
socialist gjatë takimit të tij të pak ditëve më parë me gazetarët në
Durrës e quajti "Fronti për Shqipërinë". Në takim pritet të jenë të
pranishëm Spartak Ngjela, Nard Ndoka dhe sindikatat dhe organizatat e
tjera shoqerore e politike.
Rama gjatë dy ditëve të kaluara është ndodhur në Strazburg ku ka
zhvilluar konsultime me përfaqësues të Partive Socialiste Europiane.
Kreu socialist ka marrë mbështetjen e zyrtarë të lartë në Parlamentin
Europian për hapjen e kutive si kusht për t’i dhënë fund krizës politike
në Shqipëri.
Azhornuar së fundi ( e premte , 12 shkurt 2010 )
< I mëparshmi