E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, trafikonte të miturit, arrestohet

 

KORÇE - Arrestohet trafikanti i klandestinëve në Bilisht. Grupi i shërbimit në postbllokun në hyrje të këtij qytetit arrestoi dje në flagrancë Jani Kojkun, 33 vjeç nga Durrësi. Sipas policisë, ai është kapur teksa po transportonte me mjetin e tij tip fugon tre persona, dy prej të cilëve të mitur. Kojku kishte marrë përsipër kundrejt pagesës që t'i ndihmonte ata për të kaluar ilegalisht në thellësi të tokës greke. Në postobllokun e policisë në Bilisht, mjeti është ndaluar dhe blutë kanë marrë në pyetje tre pasagjerët e dyshimtë të fugonit. Ata deklaruan se kundrejt shpërblimit që i kishin dhënë drejtuesit të mjetit, do të ndihmoheshin për të kaluar ilegalisht në Greqi me qëllim për të punuar.                     j.gj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›