Gjirokastër, nderohen luftëtarët e UÇK-së
GJIROKASTER - Dy ish-luftëtarë të UÇK-së u vlerësuan me titullin "Qytetar Nderi" nga ana e Bashkisë së Gjirokastrës. Motivacioni i dhënë për Lulzim Jasharin dhe Sokol Bashotën ka qenë për kontributin e dhënë në çlirimin e Kosovës, vendosjen e paqes si dhe për rindërtimin e shtetit të Kosovës. Për Lulzim Jasharin, i cili vjen nga familja heroike e Adem Jasharit, nderimi i bërë nga ana e Bashkisë së Gjirokastrës është lidhje e pashkëputur mes Prekazit, Drenicës dhe Kosovës me gjithë figurat e lavdishme që ka nxjerrë qyteti i Gjirokastrës, siç është Çerçiz Topulli. Sokol Bashota, ish-zv/komandant i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK, sot kryetar i Komunës së Klinës, pohoi se do të mundësojë bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë. p.n