Nga licenca e avokatit, idhulli i tifozëve
Josif Kuzhen në Zagreb e mbajnë mend për potencën dhe personalitetin në fushën e lojës, kur si futbollist mbronte ngjyrat e Dinamos. Si trajner është përfolur për lëvizjet e shumta, sa në njarën skuadër te tjetra, dhe sa në një kontinent tek tjetri. Ai është i martuar dhe ka një djalë. Si rrallë ndonjëherë, Kuzhe futet edhe në rangun e atyre futbollistëve që në karrierën e tyre nuk kanë ditur vetëm topin. Përveç studimeve elementare dhe të detyrueshme në Varazhdin, Kuzhe ka mbaruar edhe fakultetin e Drejtësisë në Zagreb dhe disponon një liçencë për avokati, të cilën realisht nuk e ka përdoruar ansjëherë. Kuzhe kishte krijuar një feeling me tifozerinë e Dinamos së Zagrebit, që asnjë futbollist nuk e kishte pasur më parë. Tifozët e përshkruajnë atë si një njeri emocional, një udhëheqës, një fitues.
Si futbollist
Karriera e tij nisi dhe u bitis tek një klub i vetëm, Dinamo e Zagrebit. Me këtë skuadër Kuzhe ka luajtur më shumë se 400 ndeshje duke shënuar vetëm 14 gola. Kjo pasi pozicioni i tij ka qenë ai i qendërmbrojtësit. Që në moshën 23 vjeçare falë cilësive të tija, arriti të bëhej pjesë e kombëtares së Jugosllavisë, por pa mundur që me këtë skuadër të zhvillojë shumë ndeshje (vetëm 14), kjo e kondicionuar nga disa dëmtime të shpeshta dhe konkurrenca e madhe në këtë ekip. Më 1967 ai ishte pjesë e Dinamos së Zagrebit, që fitoi edhe Kupën UEFA, si dhe më 1982 doli Kampion i Jugosllavisë.
Si trajner
Direkt pasi vari këpucët në gozhdë si futbollist, nisi karrierën si trajner te Sydney Kroaci (1982-84). Por realisht karriera e tij mori udhë në 1989-1990, kur Kuzhe drejtoi Dinamon e Zagrebit. Vetëm një sezon më pas, ai kaloi në Gjermani, ku drejtoi me radhë skuadrat inferiore si Rot-Erfurt, Mainz 05 dhe Chemnitzer FC. Në 1996-1997 provoi edhe në kontinentin aziatik, në Japoninë e largët, ku drejtoi skuadrën e Gamba Osaka, për t'u kther më pas më 1998-1999, te NK Zagreb. Në rang kombëtaresh, Josip Kuzhe ka drejtuar për një kohë të shkuartër më 2007, Ruandën. Suksesi më i madh i tij është drejtimi i Dinamos së Zagrebit në sezonin 2005-2006, ku fitoi kampionatin kroat. Ai vendosi rekordin në Evropë, sepse Dinamo në 10 ndeshjet e para arriti t'i fitonte të gjitha, me një golavarazh, 32-3, që nuk ka ndodhur kurrë më parë. L. Karaj