E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, tregtarët reagojnë për kasat elektronike

 

KORÇE – Ligji i qeverisë për vendosjen e regjistruesve elektronikë fiskalë ka krijuar konfuzion mes radhëve të tregtarëve në Korçë. Kjo sepse regjistruesit elektronikë që ata disponojnë dhe të tjerë që ju afrohen nga disa tregtarë janë të shtrenjtë, të ndryshëm dhe defektozë. Sipas vendimit të qeverisë, tregtarët janë të detyruar që çdo shitje që realizojnë me para në dorë duhet ta regjistrojnë në këto kasa dhe kundrejt shumës që do të tregojë kjo aparaturë do të kryhet edhe pagimi i taksës së tatimit në shtet. Për tregtarët e Korçës afati i fundit i vendosjes së regjistruesve është caktuar muaji qershor i vitit të ardhshëm. Po shumë nga tregtarët që tani evidentojnë dilemat e tyre. Ata thonë se një pjesë e madhe janë pajisur me kasat regjistruese që në vitin 1997, por shumë shpejt u lanë mënjanë sepse nuk mund të punonin për shkak të ndërprerjeve të shumta të energjisë elektrike. Një përpjekje tjetër u bë në vitin 2001, dhe përsëri ishte mungesa apo ndërprerja e energjisë elektrike që i çakordoi dhe u krijoi defekte derisa tregtarët i hoqën nga përdorimi. Sipas tyre, tani që janë në periudhë krize nuk kanë pse të harxhojnë nga 350 deri në 1 mijë euro, por specialistë të elektroteknikës duhet të rivënë në punë ata që u dëmtuan nga energjia.                       j.gj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›