E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lulishtja e rrallë e “Nënës Mbretëreshë”

 

BURREL - Jo rastësisht kohë më parë Këshilli Bashkiak Burrel e pagëzoi parkun e këtij qyteti me emrin “Nëna Mbretëreshë, Geraldinë”. Të moshuarit e dinin se ajo e kishte ngritur e para këtë lulishte të veçantë në vendin tonë, ndërkohë vendorët kërkonin që kjo t’u përcillej edhe brezave. Drejtori i Ndërmarrjes së Gjelbërimit, Ibrahim Përlesha, flet me pasion për këtë trashëgimi që familja mbretërore u ka lënë matjanëve. Sipas tij, kjo është ndër lulishtet më të hershme në vend, por ajo që bie në sy është fakti që këtu ka pasur drurë mjaft të rrallë. Përlesha tregon se projekti i kësaj lulishteje daton në vitin 1933, duke përfunduar dy vite më vonë. “Me iniciativën e Nënës Mbretëreshë janë sjellë në këtë park mahnitës drurë të rrallë nga Amerika, Azia, Afrika e Evropa. Ajo jo vetëm është njeriu kryesor që ndërtoi këtë lulishte, por solli drurë të veçantë si Kriptomeria, Sofrina, Mbretëresha, etj, drurë këto të ruajtur me kujdes e përkushtim nga specialistët matjanë për disa dekada me radhë”. Mirëpo parku i Burrelit është “cenuar” pjesërisht në vitet ’70-të, kur një pjesë e drurëve dekorativë të saj janë shkulur dhe janë rimbjellë në Parkun pranë Liqenit Artificial të Tiranës. Përlesha nënvizon se falë përkujdesjes së pushtetit vendor ndër vite, lulishtja e Burrelit është pasuruar me pemë e bimë të reja dekorative, duke ruajtur në një farë mënyre “amanetin” e Nënës Mbretëreshë, Geraldinë.        h.p

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›