E Diel, 1 Nëntor 2026

Korcë, vdes punëtori, shkon në 4 numri i viktimave nga i fohti

KORCE-Shënohet viktima e katërt nga i ftohti në qarkun e Korcës. Së fundmi një punëtor i mirëmbajtjes së rrugeve ka humbur jeten, teksa shkonte për t’i hedhur kripë aksit Korcë-Voskopojë.

Policia bën të ditur se viktima Ahmet Metallari nuk ka mundur te dalë në rrugën nacionale për shkak të trashësisë së borës e cila në këtë zonë ka rritur plot 1 metër.
Ndërsa temperaturat tepër të ulëta kanë bërë që 64-vjecari te humbasë jeëen në mes të borës ku dhe është gjetur nga një banor i zonës në Gjonomadh.

Kujtojmë që pak ditë më parë një tjetër banor i Devollit humbi jetën për shkak të të ftohtit, ndërsa pak javë më parë një cift të moshuarish mbetën të vdekur nga flakët që përfshinë shtëpinë e tyre si pasojë e zjarrit me qymyrguri që ata perdornin për ngrohje.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›