Korçë, vështirësohet lëvizja e mjeteve në akset nacionale
Zbardhet nga dëbora zona juglindore e vendit. Ngricat dhe i ftohti i
ditëve të fundit me temperatura të ulëta nën zero, kanë rikthyer
reshjet e dëborës në një trashësi që ka variuar nga 3 centimetra në
qytet deri në 10 cm në zonat malore e akset nacionale. Këto të fundit
janë mbuluar nga dëbora gjatë 24 orëve të fundit, por edhe nga shtresat
e akullit që kanë vështirësuar lëvizjen e mjeteve. Sipas të dhënave
nga Drejtoria e Rrugëve, raportohet vetëm për bllokimin e rrugës drejt
fshatit turistik Dardhë. Kreshnik Zgjani drejtori i rrugëve nacionale,
ka bërë të ditur se në orët e para të mëngjesit është punuar për të zhbllokuar
nga dëbora rrugën drejt këtij fshati, pasi për shkak të trashësisë
së dëborës dhe erës së fortë është bërë edhe izolimi i kësaj zone
me një trashësi dëbore deri në 15 cm. Akset nacionale janë mbuluar
nga dëbora dhe shtresat e akullit, ndërkohë që sipas të dhënave nga
Drejtoria e Rrugëve Nacionale të gjitha akset kanë qenë të kalueshme,
një pjesë e të cilave me zinxhir. Drejtuesit e mjeteve janë përballur me
ngricat dhe dëborën në rrugët nacionale që lidhin Korçën me Kolonjën,
Bilishtin e Pogradecin. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Rrugëve
kanë qenë të kalueshme me zinxhirë një pjesë e segmentit Korçë-
Plloçë, Qafa e Thanës dhe ajo e Qarrit. Të gjitha akset kanë paraqitur
probleme për qarkullimin e mjeteve, për shkak të disa segmenteve
me ngrica, ku është dashur patjetër përdorimi i zinxhirëve. Nga ana e
Drejtorisë së Rrugëve, por edhe firmave kontraktore, janë vënë në
lëvizje mjetet borëpastruese dhe është bërë kriposja e të gjitha akseve.
"Nuk ka pasur rrugë të bllokuara për shkak të reshjeve të fundit.
Segmente të caktuara kanë paraqitur vështirësi, por kanë qenë të gjitha
akset e kalueshme me zinxhirë, për shkak të shtresave të akullit mbi
asfalt. Gjatë mëngjesit është bërë hapja e të gjitha rrugëve dhe kriposja.
Vetëm zona e Dardhës ka qenë e bllokuar, për shkak të lartësisë e
reshjeve më të mëdha të dëborës. Në këtë segment janë dërguar mjetet
borëpastruese, të cilat kanë qenë në punë gjatë gjithë ditës për ta
mbajtur hapur këtë segment", ka thënë Zgjani. Temperaturat në
juglindje të vendit kanë qenë të ulëta nën zero. Temperatura minimale
e regjistruar ka shënuar -4 gradë. Reshjet janë shfaqur, pasi gjatë
gjithë kësaj jave ka pasur ngrica dhe temperatura të ulëta të shoqëruara
me erë të fortë. Situata në rrugë nuk ka shmangur as aksidentet
dhe rrëshqitjet e mjeteve.