Jashtëtokësorët "zbresin" në Elbasan për Krishtlindje
Katër gjahtarë nga Elbasani
thonë se janë përballur me
një disk fluturues mbrëmjen e së
enjtes. Sipas tyre, në orën 20.30 të
mbrëmjes së të enjtes, në një fshat
rreth 30 kilometra larg qytetit
të Elbasanit kanë parë një gjë të
jashtëzakonshme, nga e cila ia
kanë mbathur me vrap. Katër
gjahtarët janë nisur drejt fshatit
Vidhas të Komunës së Paprit, në
kufi me rrethin e Peqinit. Në të
dalë të qendrës së komunës, rreth
7 kilometra larg saj, ata kanë marrë
një rrugë pylli. Pasi kanë ecur
rreth 15 kilometra, ata janë befasuar
në momentin që kabina e
makinës së tyre tip fuoristradë
është tronditur nga lart dhe motori
është fikur. "Na verboi një
dritë e fortë ngjyrë blu e çelët dhe
një dritë vertikale e kuqe. Për një
moment m‘u duk sikur na ndiqnin
makinat e policisë nga pas",
tregon Muharrem Kaçuli, njëri
prej katër gjahtarëve që kanë përjetuar
për pak minuta ngjarjen në
fjalë. "Makina u trondit shumë
dhe mbi kabinë na u duk sikur na
goditën fort. Atë çast u fik motori
dhe ndaj nesh sikur ‘godisnin‘ me
drita të forta, që të verbonin sytë",
shpjegon Kaçuli. Sipas tij, djali 25-
vjeçar që ishte me ta, kishte
dashur të gjuante me çifte në
drejtim të objektit të shndritshëm,
por i ati nuk e kishte lejuar. Kaçuli
thotë se ishte një lëmsh drite me
formë vezake, më i madh se një
aeroplan i zakonshëm. Ky lëmsh
drite ka qëndruar për disa sekonda
pezull mbi një pllajë mes ullinjsh,
në një lartësi 5-6 metra nga
toka. "Mezi dëgjohej zhurma e
mjetit që qëndronte pezull në ajër
sipër tokës dhe zhurma e tij ngjasonte
me atë që bëjnë kaloriferët
e një makine kur ndizen në maksimum",
tregon djali 25-vjeçar i
Kaçulit. Të katër gjahtarët, nga frika
nuk kanë qëndruar më tepër se
pesë minuta përballë "diskut fluturues"
dhe janë larguar me shpejtësi.
Ndërkohë, Muharremi
sqaron se nën mjetin fluturues që
ndriçonte me drita vezulluese,
bari dhe shkurret janë bërë një me
tokën dhe janë dukur të tharë.
"Një vit më parë unë kam shkuar
në fshatin Shalës, atje ku më
treguan se ishte ulur një UFO dhe
pashë se barishtet në atë vend ishin
tharë. Kur të hapë koha do të shkoj
sërish atje ku pamë diskun dhe
nëse bari do të jetë i tharë, kjo do
të thotë se ata janë ulur atje si edhe
në Shalës", thotë Kaçuli. Në zonën
gjeografikë Cërrik-Dumre-Peqin
në këto dy vitet e fundit, banorët
do të tregonin shpesh se kanë
ndeshur pamje të tilla të disqeve
fluturuese, por vetëm në orët e
mbrëmjes. Raportime për
shfaqjen e UFO-ve (Unidentified
Flying Object) kanë qenë të
shpeshta gjatë muajve të fundit
edhe në disa shtete të tjera të Ballkanit.
thonë se janë përballur me
një disk fluturues mbrëmjen e së
enjtes. Sipas tyre, në orën 20.30 të
mbrëmjes së të enjtes, në një fshat
rreth 30 kilometra larg qytetit
të Elbasanit kanë parë një gjë të
jashtëzakonshme, nga e cila ia
kanë mbathur me vrap. Katër
gjahtarët janë nisur drejt fshatit
Vidhas të Komunës së Paprit, në
kufi me rrethin e Peqinit. Në të
dalë të qendrës së komunës, rreth
7 kilometra larg saj, ata kanë marrë
një rrugë pylli. Pasi kanë ecur
rreth 15 kilometra, ata janë befasuar
në momentin që kabina e
makinës së tyre tip fuoristradë
është tronditur nga lart dhe motori
është fikur. "Na verboi një
dritë e fortë ngjyrë blu e çelët dhe
një dritë vertikale e kuqe. Për një
moment m‘u duk sikur na ndiqnin
makinat e policisë nga pas",
tregon Muharrem Kaçuli, njëri
prej katër gjahtarëve që kanë përjetuar
për pak minuta ngjarjen në
fjalë. "Makina u trondit shumë
dhe mbi kabinë na u duk sikur na
goditën fort. Atë çast u fik motori
dhe ndaj nesh sikur ‘godisnin‘ me
drita të forta, që të verbonin sytë",
shpjegon Kaçuli. Sipas tij, djali 25-
vjeçar që ishte me ta, kishte
dashur të gjuante me çifte në
drejtim të objektit të shndritshëm,
por i ati nuk e kishte lejuar. Kaçuli
thotë se ishte një lëmsh drite me
formë vezake, më i madh se një
aeroplan i zakonshëm. Ky lëmsh
drite ka qëndruar për disa sekonda
pezull mbi një pllajë mes ullinjsh,
në një lartësi 5-6 metra nga
toka. "Mezi dëgjohej zhurma e
mjetit që qëndronte pezull në ajër
sipër tokës dhe zhurma e tij ngjasonte
me atë që bëjnë kaloriferët
e një makine kur ndizen në maksimum",
tregon djali 25-vjeçar i
Kaçulit. Të katër gjahtarët, nga frika
nuk kanë qëndruar më tepër se
pesë minuta përballë "diskut fluturues"
dhe janë larguar me shpejtësi.
Ndërkohë, Muharremi
sqaron se nën mjetin fluturues që
ndriçonte me drita vezulluese,
bari dhe shkurret janë bërë një me
tokën dhe janë dukur të tharë.
"Një vit më parë unë kam shkuar
në fshatin Shalës, atje ku më
treguan se ishte ulur një UFO dhe
pashë se barishtet në atë vend ishin
tharë. Kur të hapë koha do të shkoj
sërish atje ku pamë diskun dhe
nëse bari do të jetë i tharë, kjo do
të thotë se ata janë ulur atje si edhe
në Shalës", thotë Kaçuli. Në zonën
gjeografikë Cërrik-Dumre-Peqin
në këto dy vitet e fundit, banorët
do të tregonin shpesh se kanë
ndeshur pamje të tilla të disqeve
fluturuese, por vetëm në orët e
mbrëmjes. Raportime për
shfaqjen e UFO-ve (Unidentified
Flying Object) kanë qenë të
shpeshta gjatë muajve të fundit
edhe në disa shtete të tjera të Ballkanit.