E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrëshqasin makinat, një i vdekur në Korçë

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë
janë plagosur rëndë në një aksident
rrugor në juglindje të vendit. Për
shkak të ngricave në rrugë, një aksident
i dyfishtë ka sjellë këtë bilanc, duke
përgjakur rrugën nacionale Korçë-
Bilisht. Aksidenti ka ndodhur kur një
mjet tip golf me targa KO 4414 B ka dalë
nga rruga, duke përfunduar në kanal,
ndërkohë që një kamion që udhëtonte
pas tij ka ndaluar për t‘u dhënë ndihmë
të plagosurve. Por ndërsa kamioni
ka ndaluar menjëherë në rrugë, një
tjetër mjet që udhëtonte pas tij është
përplasur me të, duke shkaktuar edhe
vdekjen e drejtuesit të mjetit. Paskal
Tice, 48 vjeç, udhëtonte nga fshati
Neveçisht në drejtim të Korçës, kur është
aksidentuar dhe ka gjetur vdekjen e
menjëhershme nga përplasja me
pjesën e pasme të kamionit me targa
DR 4256 B. Aksidenti ka ndodhur në
rrugën nacionale që lidh Korçën me
Bilishtin në afërsi të fshatit Çiflig. Policia
tha se mjeti tip golf ka dalë nga rruga,
ndërsa parakalonte kamionin, por
nga ngrica në rrugë ka humbur kontrollin
dhe ka përfunduar në kanalin anësor,
në pjesën e djathtë të rrugës. Në
këtë moment, drejtuesi i kamionit Urim
Myftaraga ka ndaluar që t‘u japë ndihmë
pasagjerëve, por mjeti i tij i ndaluar
në rrugë është bërë shkak për një tjetër
aksident tragjik. Policia ka bërë të ditur
se ka vdekur 48-vjeçari Paskal Tice,
ndërkohë që janë plagosur tre pasagjerë
të mjetit tip "Volkswagen golf", të drejtuar
nga Alfred Robo, pjesëtarë të një
familjeje. Të plagosurit janë transportuar
drejt spitalit civil të Korçës dhe pas
ndërhyrjes mjekësore kanë dalë jashtë
rrezikut për jetën. Ky është aksidenti i
parë me pasoja tragjike për këtë dimër
në superstradën Korçë-Bilisht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›