E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas 3 vjetësh fillon rikonstruktimi i aksit rrugor Krumë-Kukës

 Punimet e këtij aksi filluan në fund te muajit maj  të këtij viti nga firma “Geci” dhe deri më tani kanë përfunduar 15 km duke nisur nga qyteti Krumë, ka mbërrit deri në fshatin Tregtan.

"Ritmet e punimeve janë mjaft të larta, ndërsa kemi gjetur bashkëpunimin e duhur për zgjidhjen e çdo problemi me kompaninë”, thotë nënprefekti i Hasit,  Ismet Jaku. Sipas tij, me këto ritme që po punohet do të bëhet e mundur që rikonstruksioni tërësor i kësaj rruge dhe asfaltimi i saj të përfundojë verën e ardhshme.

"Punimet janë përqendruar në zgjerimin e trasesë së rrugës, në ndërtimin e urave, një proces që do të  vazhdojë deri në  zgjerimin e të gjithë trasesë, gjë që do të lehtësojë edhe punën tonë, por edhe lëvizjen e udhëtarëve”, thotë  Milazim Sejdiu, teknik i firmës që ndjek punimet në ura.
 
Rikonstruksioni tërësor i këtij aksi rrugor nisi në muajin korrik të vitit 2009 nga 3 firma ndërtuese vendase, dhe vetëm 6 km u rikonstruktuan, për shkaqe të ndryshme punimet u ndërprenë për të rifilluar vetëm  në fund të muajit maj të këtij viti. Fondi për përfundimin e të gjitha punimeve në këtë aks rrugor  financohet nga drejtoria e përgjithshme e rrugëve./L Ferhati/Start.

                                                                                             2011-09-26 16:31
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›