Korçë, vuante nga depresioni, vetëvaret 52 vjeçari i papunë
>Vetëvaret 52- vjeçari që jetonte i vetëm në shtëpi. Një i papunë nga Korça që jetonte vetëm, pasi fëmijët jetonin në emigracion në shtetin fqinj Greqi, ka vendosur ti japë fund jetës pas situatës së vështirë ekonomike, i përfshirë nga një gjendje depresive prej disa muajsh Albert Xhankolli është gjetur i vetëvarur nga të afërmit e tij në kuzhinën e shtëpisë.
Duke iu referuar të dhënave të para të policisë nga grupi hetimor mësohet se 52 vjeçari që jetonte vetëm pas humbjes të bashkëshortes kishte tentuar edhe gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar të kryente aktin e vetëflijimit. Në rastin e parë ka qenë një e afërmja e tij e cila ka shkuar në shtëpi për vizitë që ka parandaluar tragjedinë në mënyrë krejt rastësore. Ndonëse familjarët e kishin në vëzhgim nuk kanë mundur të shpëtojnë nga vdekja njeriun e tyre i cili për më tepër jetonte dhe vetëm në shtëpi, ndërkohë që gruaja i kishte vdekur disa kohë më parë. Ai është gjetur gjatë të mërkurës rreth orës 12.30 në shtëpi i vetëvarur me litar. Kanë qenë disa të afërm të tij që janë shqetësuar për mospërgjigjen në telefon të Xhankollit, ndaj dhe kanë vendosur tu shkojnë në shtëpi. Pasi nuk kanë marrë asnjë përgjigje kanë shqyer derën dhe kanë gjetur të vdekur njeriun e tyre. Policia lokale ka nisur hetimin për veprën penale të shkaktimit të vetëvrasjes. Ky është rasti i dytë në 48 orët e fundit i të vetvarurve meshkuj në Korçë. Sërish ka qenë një 55- vjeçar nga Pogradeci, që u gjet i vetëvarur në qelitë e paraburgimit të Burgut të Drenovës, i cili u gjet i vdekur nga një prej rojeve të burgut.