Kuçovë, akuzohet për vjedhje, merret peng dhe rrihet barbarisht 31 vjeçari
>Një 31- vjeçar është mbajtur peng për orë të tëra nga 3 persona, të cilët pasi e kanë akuzuar për vjedhjen e lokalit në pronësi të njërit prej tyre, e kanë rrahur keq dhe më pas e kanë hedhur në rrugë, duke e lënë në gjendje të rëndë shëndetësore. Kjo i ka ndodhur 31- vjeçarit Krenar Muça, banor i fshatit Gegë në rrethin e Kuçovës. 31- vjeçari Muça, mësohet të jetë mbajtur peng për disa orë mbrëmjen e së martës nga tre bashkëfshatarë të tij, dy prej të cilëve u arrestuan nga policia, ndërsa personi i tretë është shpallur në kërkim.
Burime të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Beratit bëjnë me dije se rreth orës 18:30 të pasdites së martë është marrë informacioni për mbërritjen në spital të 31- vjeçarit Muça. Ky i fundit mësohet se kishte mbërritur në spitalin e Beratit, i keqtrajtuar fizikisht dhe në gjendje shoku. Menjëherë në spital kanë mbërritur agjentët e antikrimit, të cilët pas rikthimit të vetëdijes së 31- vjetarit, kanë kërkuar shpjegime në lidhje me ngjarjen.
Rrëfimi i të lënduarit
Muça ka shpjeguar se pasditen e së martës është mbajtur peng për disa orë nga tre persona, bashkëfshatarë të tij. Ai ka treguar se rreth orës 16:00 ka qenë duke pirë një kafe në një prej lokaleve të periferi të fshatit. Pikërisht në ato çaste janë shfaqur dhe peng marrësit, të cilët i kanë kërkuar të dilte jashtë për një sqarim. Duke mos e ditur shkakun, 31- vjeçari ka pranuar të dalë jashtë lokalit, por menjëherë është gjendur nën dhunën e ushtruar nga tre bashkëfshatarët e tij, të cilët më pas e kanë detyruar të hipë në një mjet tip opel. 31- vjeçari i shokuar ka kërkuar shpjegime për pengmarrjen e tij, por nga ana e tre pengmarrësve në vend të shpjegimeve ka nisur ushtrimin e dhunës fizike nga tij. Pas largimit në drejtim të një fshati tjetër në rrugë dytësore, kanë vazhduar me keqtrajtimin duke i kërkuar shpjegime për diçka që ai nuk kishte një dijeni. Sipas Muçës, bashkëfashtarët e tij, Ilirjan Plaku, 32 vjeç, Artur Qose, 38 vjeç dhe Mirjan Qose, të tre banorë të fshatit Gegë të Kuçovës, duke ushtruar dhunë fizike ndaj tij kanë kërkuar shpjegime në lidhje me vjedhjen e ndodhur në lokalin e e Artur Qoses, ndodhur disa ditë më parë, çka sipas 31- vjeçarit Muça ai nuk kishte dijeni. Pas keqtrajtimit fizik, i ndodhur para një presioni të tillë, Muça është detyruar të pranojë autorësinë e vjedhjes së lokalit për ti shpëtuar keqtrajtimit të mëtejshëm. Më pas rrëmbyesit Qose dhe Plaku e kanë hedhur të keqtrajtuarin nga mjeti në rrugë, në periferi të fshatit Tapi. Kanë qenë kalimtarë të rastit ata që i kanë ardhur në ndihmë Muçës, duke e transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Beratit, ku sipas mjekëve pas marrjes së ndihmës së parë ai ka dalë nga gjendja e shokut dhe ka rrëfyer ngjarjen për agjentët e policisë. Ekspertët e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes ku kanë bërë të mundur identifikimin e tre rrëmbyesve dhe arrestimin e dy prej tyre. Rreth orës 21:00 të mbrëmjes së martë është bërë i mundur arrestimi i Plakut dhe Qoses, ndërkohë që personi i tretë, Mirjan Qose mësohet të jetë larguar me mjetin e tij tip Opel me të cilin u mundësua marrja peng e Muçës dhe tashmë është shpallur në kërkim. Të tre personat mësohet se do të akuzohen për veprën penale të Heqjes së paligjshme të lirisë së tjetrit.