E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndotet gjiri i Vlorës, kapitaneria e portit në alarm

>Një pjesë e madhe e gjirit të Vlorës është ndotur mbrëmjen e së martës me vajra dhe lubrifikante të ndryshme. Këtë fakt e bëjnë me dije nga kapiteneria e portit. Këto burime bëjnë me dije se me urdhër të shefit të kapitenerisë drejt vendit të ndotur është nisur një ekip prej tre specialistësh për të verifikuar ndotjen dhe po ashtu shkakun e kësaj ndotjeje. E gjitha është zbuluar mëngjesin e djeshëm, kur punonjësit e portit të Vlorës kanë parë se midis dy kalatave të portit, i gjithë uji ishte mbuluar me vajra dhe lubrifikante të ndryshme, në sasi të mëdha. Menjëherë është lajmëruar kapiteneria e portit që nga ana e saj ka vënë në lëvizje specialistët e saj. Deri në orët e mbasdites nuk ka pasur asnjë konkluzion nga ky ekip specialistësh por nga kapiteneria bëhet me dije se gjithçka ka ndodhur pas derdhjes në det të vajrave dhe lubrifikanteve nga njëra prej anijeve, që ka qenë ankoruar në gjirin e Vlorës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›