Qeveria e re, "pasin" dorëheqjet neper ministri
Punonjësit e shëndetësisë gjatë këtyre dy viteve, më shumë se kurrkush tjetër, kanë ndenjur me zemër në dorë. Teksa presin ministrin e ri të Shëndetësisë, Petrit Vasili, po jetojnë reminishenca të përsëritura gjatë dyvjeçarit të fundit.
Në këtë periudhë, Dikasteri i Shëndetësisë ka qenë nën vorbullën e dorëheqjeve, emërimeve dhe largimeve të njëpasnjëshme.
Si pasojë e një marrëveshjeje politike, Kryeministri Berisha u detyrua dy vjet më parë të largojë nga posti i ministrit Maksim Cikulin. Në vend të tij u vendos menjëherë Nard Ndoka, kreu i Partisë Demokristiane. Si pasojë e prishjeve të aleancave, por edhe një serie ngjarjesh në shëndetësi, bllokime tenderësh, protesta nga personeli shëndetësor, ish-ministri Nard Ndoka u largua nga posti i ministrit për t‘ia lënë vendin pasardhëses tjetër. Një vit më parë, në krye të Shëndetësisë u vendos Anila Godo, mjeke e njohur dhe me përvojë në shërbimin shëndetësor.
Një vit më pas, si pasojë e aleancave të tjera të qeverisë, Kryeministri Berisha do t‘i linte vendin e ministrit të Shëndetësisë, sekretarit të përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.
Ardhja e Vasilit ka krijuar turbullira në Dikasterin e Shëndetësisë. Madje menjëherë pas konfirmimit të rezultatit të zgjedhjeve dhe diskutimeve për postet e ministrave, punonjësit e shëndetësisë, në mënyrë të veçantë të ministrisë, ////////////"vendin" të thurjes së politikave shëndetësore //////////////hovi i punës ka rënë ndjeshëm.
Punët e përditshme, ato që janë me urgjencë, madje edhe angazhimet rutinë janë përmbushur të gjitha, por ajo që shihet në sytë e administratës dhe vërehet dhe në paraqitjen e tyre është pritja se çfarë do të ndodhë dhe si do të rrjedhin ngjarjet.
Veshjet e punonjësve nga zyrtarë, me kostum, kravatë, funde e pantallona serioze, këmisha e këpucë të mbyllura janë zëvendësuar këto kohë me veshje më të lehta, sportive, të pambukta e këpucë pak më të rehatshme...
Sigurisht postet politike, drejtuesit e drejtorive, shefi i kabinetit, këshilltarët kryesorë do të dorëhiqen në rastin më të mirë. Pavarësisht kësaj, të tjerë po shfrytëzojnë këtë kohë për të bërë ato ditë pushimi, të lejes së zakonshme, pasi asnjëherë nuk i dihet. Shkresa e largimit nga puna, shkarkimet dhe emërimet e reja janë qendra e bisedimeve në ministri.
Një pjesë tjetër po përfiton nga kjo kohë për të kujtuar të gjitha punët, arritjet, reformat e çuara përpara apo punët e lëna përgjysmë. Ajo që mund të themi është që në këto dy vite, Ministria e Shëndetësisë po pret e po përcjell ministra të rinj, më shumë se çdo ministri tjetër.
Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, këto ditë ka vijuar punën normalisht, ka firmosur e vulosur për emergjencat, ka pritur në takime homologët e saj e madje ka vazhduar të kërkojë zbatim të udhëzimeve për çështjen më të përfolur, gripin e derrit.
Ajo që nuk dihet ende është se si do të shkojë puna e zëvendësministrave. Ata emërohen dhe shkarkohen nga Kryeministri. Por deri tani asgjë nuk është bërë e ditur nëse do të ketë emërime të reja, apo rikonfirmime të figurave aktuale.