Kushtetuta, Kodi dhe Presidenti, tri pikat e nxehta që kërkojnë dialog
29/08/2011 Sezoni i ri politik, pritshmëritë për marrëveshje mes mazhorancës dhe opozitës
Pavarësisht rënies së temperaturave, muaji shtator pritet të sjellë zhvillime të nxehta politike në Shqipëri. Edhe pse gjatë këtyre ditëve pushimesh nuk kanë munguar daljet publike jo vetëm të liderëve të të dyja kampeve politike, por dhe eksponentë të rëndësishëm të tyre, sërish takimet dhe vendimet e rëndësishme duket se janë lënë për muajin e ardhshëm, ku pritet të shënohet dhe një kthesë që do përcaktojë krijimin dhe vendosjen e raporteve të reja mes tyre.
Reforma zgjedhore
Ajo që pritet të jetë dhe beteja e parë mes palëve është padyshim dialogu dhe konsensusi për reformën zgjedhore dhe ndryshimet kushtetuese. Burime nga partitë e mëdha konfirmojnë për gazetën se tashmë janë ngritur grupet e punës ku fillimisht pritet të bëhet ndërhyrje pikërisht aty ku zgjedhjet vendore të 8 majit hasën dhe në vështirësi: funksionimi i KQZ dhe përcaktimi i saktë ligjor mbi numërimin e votës. Për këtë juristë të PD-së e PS-së po hartojnë propozime konkrete për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, që nisin nga përbërja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri tek një përcaktim i saktë për sa i përket vlefshmërisë ose jo të votave të hedhura në kutinë e gabuar. Duke iu referuar dhe qëndrimit të kreut të PS-së, Edi Rama, i cili ka deklaruar se forca që ai drejton në shtator do jetë pjesë e debatit brenda institucioneve në hartimin e reformës së ardhshme.
Ndryshimet në Kushtetutë
Edhe pse PS është vetëdeklaruar e gatshme për bashkëpunim me PD-në për reformën zgjedhore, ajo çka duket se ndan thellë palët janë ndryshimet kushtetuese, të domosdoshme për opozitën, dhe të papranueshme për mazhorancën. Një grup ekspertësh të PS-së, në konsultim edhe me konstitucioalistë të njohur po përgatisin një paketë propozimesh për ndryshimet kushtetuese që pritet të bëhet publike në muajin shtator. Por pavarësisht kësaj, Kryeministri Berisha sa herë që i është dhënë mundësia ka deklaruar se nuk ka arsye për ndryshimet në ligjin themeltar të shtetit. Ajo çka mbetet për t’u parë është mënyra se si do të reagojë mazhoranca nëse Partia Socialiste këmbëngul fort për një mënyrë të re të zgjedhjes së Presidentit dhe Prokurorit të Përgjithshëm.
Kursi i ri socialist
Shtatori shënon edhe atë që cilësohet si starti i një kursi të ri politik të Partisë Socialiste i vendosur në Asamblenë Kombëtare, por që pritet të zbardhet hap pas hapi nga kryetari Edi Rama. Ndërkaq, po në zbatim të vendimeve të asamblesë kombëtare dy grupe pune një për programin politik të PS-së dhe tjetri për ndryshimet në statut kanë vijuar punën edhe gjatë muajit gusht për të hartuar atë që cilësohet si projekti që do sjellë Partinë Socialiste në pushtet. Detajet e para të këtij projekti pritet të zbulohen në fund të shtatorit. Por veç klasës politike shqiptare surpriza tjetër e shtatorit pritet të vijë edhe nga institucioni më i lartë ndërkombëtar zgjedhor që operon në vendin tonë, OSBE. Në fillim të muajit shtator do të jetë ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Vollfart, i cili pritet të raportojë para Këshillit të Përhershëm të OSBE-së në Vjenë për zhvillimet politike në Shqipëri, ku një vend kryesor në raportin e tij do të zënë zgjedhjet vendore të 8 majit, në të cilat pavarësisht arritjeve, hasën dhe në vështirësi.
Kushtetuta për zgjedhjen e Presidentit
Fati i “ngërçit” zgjidhet nga Gjykata Kushtetuese
Me gjithë ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit në 2008-ën, 3 e 5-ta e deputetëve në Parlament mbetet kusht i zgjedhjes së kreut të ri të shtetit, që do sjellë njëkohësisht dhe zgjidhjen e ngërçit politik. Në nenin 87 të Kushtetutës së Shqipërisë i ndryshuar pas ndërhyrjeve të vitit 2008 që parashikon zgjedhjen e Presidentit, në pikën 3 të tij thuhet: “Presidenti zgjidhet në votimin e parë, të dytë ose të tretë kur një kandidat merr jo më pak se tri të pestat e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Në votimin e katërt dhe të pestë zgjidhet President kandidati që siguron më shumë se gjysmën e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit”. Më tej, në pikën 4 parashikohet rasti kur ka më shumë se dy kandidatë në garë. Ndërsa në pikën 5 parashikohet rasti nëse asnjë kandidat deri në raundin e 5 të votimit nuk arrin të marrë as shumicën e thjeshtë të votash, në këtë rast Kuvendi shpërndahet dhe kalohet në zgjedhje të parakohshme. Nëse opozita nuk merr pjesë në tre seancat e para të zgjedhjes së Presidentit, raundet quhen të paezauruara dhe ndërhyrja për interpretim të Gjykatës Kushtetuese mbetet zgjidhja e vetme. Pra, duke analizuar të gjitha rastet ligjore përmes të cilave mund të kalojë procesi i zgjedhjes së Presidentit, të gjitha rrugët të çojnë tek gjykata kushtetuese. Nëse palët nuk bien dakord për një emër të përbashkët në krye të shtetit, do të jetë pikërisht kjo gjykatë që do të vendosë si do të zgjidhet një ngërç i tillë.