E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, zjarr në shkollën 9-vjeçare

 

KORÇE – Zjarr në shkollën 9-vjeçare “Stavri Themeli” në Korçë. Një sobë e harruar ndezur në sallën e mësuesve në ambientet e godinës me 30 klasa, palestër dhe një kat të nëndheshëm për pak sa nuk e ka shndërruar në gërmadhë atë. Por alarmi i vënë ka sjellë shuarjen e shpejtë të saj. Çatia e shkollës është me konstruksion druri, gjë që do të ndihmonte djegien e plotë nëse nuk ndërhyhej në kohë. Ishin banorët e lagjes që lajmëruan se kishin parë tym dhe dritë në një nga dritaret e katit të dytë. Zjarrfikësja ka shkuar me pak vonesë mbasi rruga e zakonshme për të shkuar te shkolla ishte e bllokuar për shkak të rikonstruksionit të shëtitores. Pas 30 minutash zjarri është lokalizuar. Mësohet se ka dëme materiale në sallën e mësuesve, por pohohet se kanë shpëtuar dokumentet e rëndësishme për shkollën. Punonjësit e shkollës janë angazhuar për ta pastruar me qëllim të nisë mësimi normalisht ditën e sotme.                                    j.gj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›