Krujë, i dehuri dhunon infermieren
KRUJE - Futet i dehur në spital, keqtrajton infermieren 50- vjeçare. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30 të së mërkurës, kur Albert Behrami, 31 vjeç është futur në spitalin e Krujës. Ai ka kërkuar që të kryejë disa telefona private me numrin e urgjencës së spitalit, por infermierja e turnit, N.K., nuk e ka lejuar. Kjo ka shkaktuar edhe irritimin e tij, i cili ka nisur ta dhunojë infermieren me grushte, duke i shkaktuar plagë në krah dhe trup. Rreth orës 23:30, blutë e Krujës kanë shkuar të arrestojnë të riun, i cili fillimisht tentoi t’i bënte rezistencë ndalimit. Ai u akuzua për “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Kundërshtim të punonjësve të policisë”. Ngjarja ndodhi në prani të bluzave të bardha, të cilët dhanë alarmin në polici. Mësohet se Berhami është i dënuar me kusht për veprën penale të “përdhunimit” rreth një vit më parë të një sëmure mendore. o.u/r.n