E Shtunë, 31 Tetor 2026

Praktiker, hipermaket edhe në Shqipëri

 

Praktiker do të hap sot dyert për të gjithë klientët e saj. Ky do të jetë dyqani i parë shqiptar ‘bëje vetë‘ (Do It Yourself) dhe i Përmirësimit të Shtëpisë në një ambient me sipërfaqe prej 8700 metrash katror (7000 zonë blerjesh) me mbi 120 punonjës. Hapja e dyqanit të parë në Tiranë përfaqëson një pikë të rëndësishme në strategjinë ndërkombëtare të Praktiker Group. Kjo përfaqëson edhe një risi për tregun shqiptar, pasi është hera e parë që konsumatorët do të kenë një hipermarket që ka në fokus shtëpinë si edhe prezantohet filozofia e “bëje vetë” (do it yourself).
Hipermarketi që do të hapet në Tiranë do të jetë hipermarketi i 104-t i Praktiker jashtë Gjermanisë dhe i pari në Shqipëri. Hipermarketi i Praktiker në Tiranë nuk do t’i vijë në ndihmë vetëm ndërtuesve të nivelit profesional por edhe atyre që duan të ndërtojnë, rinovojnë, pajisin ose dekorojnë shtëpitë dhe apartamentet e tyre vetë.  Tek hipermarketi i Praktikerit qytetarët mund të gjejnë mbi 35000 produkte të organizuara në 18 sektorë si lëndët e drurit, hidro-sanitaret, veglat dhe mjetet e tjera të punës, pllakat, mobiliet, aksesore për makinat, pajisje për shtëpinë, pajisjet elektrike dhe materialet dekorative etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›