Tre plagosje brenda një dite
Elbasan
Tre persona të moshave të ndryshme janë vënë në ndjekje penale për plagosje me sende të forta të ndodhura gjatë ditës së martë. Policia e Elbasanit sqaroi se ka filluar procedimi penal për 17-vjeçarin me iniciale M.T., nga fshati Qafë-Shkallë, pasi ka plagosur me sende të forta bashkëmoshatarin e tij A.B., duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Procedimi penal ka nisur edhe për 63-vjeçarin Bajram Qosja nga fshati Valas, i cili ka plagosur rëndë një bashkëfshatarin e tij 44-vjeçar. Personi i tretë në procedim është 65-vjeçari Ali Balla nga fshati Urakë i Librazhdit, i cili ka plagosur me sende të forta një 23-vjeçar nga i njëjti fshat.
#