E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kragi, ekspozitë karikature në Tiranë

U çel dje në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë ekspozita e karikaturistit Agim Krasniqi. Kragi, (ky është pseudonimi me të cilin autori firmos veprat e tij) ka sjellë në Tiranë humorin, satirën, por edhe sarkazmin, të cilat janë elementet thelbësore të karikaturës. Me këtë ekspozitë autori synon të vërë në pah dukuri të ndryshme, të cilat i imponon vetë jeta dhe artisti reagon ashtu siç di, spontanisht, por me një sens shpotitës që pavarësisht se nuk lëndon dëshiron të zgjojë te intelektualët ndërgjegjen e fjetur. Lufta, globalizimi, konfliktet e natyrave të ndryshme etj., janë temat më të shpeshta të cilat i gjen në ekspozitën personale të Agim Krasniqit në Tiranë. Kragi e botoi karikaturën e tij të parë në vitin 1965. Prej 44 vitesh tashmë, ai është pjesë e artit të karikaturës.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›