Obama, bisedime për Lindjen e Mesme
Presidenti amerikan, Barak Obama, ka në plan të ftojë në Uashington liderët e Izraelit, Autoritetit Kombëtar Palestinez dhe Egjiptit për bisedime të veçuara me secilën palë, lidhur me procesin e paqes në Lindjen e Mesme. Lajmi, i dhënë paraprakisht nga një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë (i cili shpjegoi se Presidenti ka qëllim të ftojë shumë shpejt Kryeministrin izraelit, Benjamin Netaniau, liderin palestinez Abu Mazen dhe Presidentin egjiptian Hosni Mubarak), u konfirmua gjatë ditës së djeshme nga burime palestineze, të cilat saktësuan se Abu Mazen do të takohet me Obamën në Uashington më 28 maj.
Takimi me Mbretin e Jordanisë
Presidenti amerikan u takua me Mbretin Abdullah të Jordanisë dhe i shprehu shpresën "për gjeste që tregojnë vullnet të mirë" gjatë muajve në vazhdim nga ana e të gjitha palëve të përfshira në procesin e paqes. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs, shpjegoi se bisedimet me tre liderët në Uashington do të zhvillohen gjatë javëve të ardhshme. "Me secilin prej tyre Obama do të diskutojë për rrugën që duhet ndjekur, në mënyrë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të krijojnë partneritet me to", sqaroi zëdhënësi. "Do të diskutohen gjithashtu edhe nismat që duhet të adaptojnë palët për arritjen e paqes mes izraelitëve, palestinezëve e vendeve arabe".
Sondazhi: pro zgjidhjes së dy shteteve
Duke iu referuar një sondazhi të kryer nga organizata kombëtare "One Voice", e përditshmja britanike, "The Guardian", bënte po dje me dije se pjesa më e madhe e izraelitëve, ashtu si edhe ajo e palestinezëve, janë të gatshëm të pranojnë zgjidhjen e dy shteteve. Sondazhi u krye menjëherë pas përfundimit të luftës në Gaza, duke u bazuar te një metodë e përdorur më parë në Irlandën e Veriut: 500 subjekte u intervistuan në Izrael dhe 600 të tjerë në Bregun Perëndimor e në Gaza. Secila palë u pyet mbi ato probleme që i mendonte si "më të rëndësishmet" dhe cilat mund të qenë zgjidhjet. Rezultati tregon se 74 për qind e palestinezëve dhe 78 për qind e izraelitëve janë të gatshëm të pranojnë zgjidhjen e dy shteteve dhe i janë përgjigjur pozitivisht këtij opsioni të sondazhit, gama e të cilit shtrihej nga "e tolerueshme", në "thelbësore". Ndërkaq, 59 për qind e palestinezëve dhe 66 për qind e izraelitëve e konsiderojnë zgjidhjen e një shteti të vetëm të përbërë nga dy kombe "të papranueshme".
Problemi më shqetësues për palestinezët është ngritja e një shteti të pavarur (97 për qind), i pasuar nga të drejtat e refugjatëve (95 për qind) dhe marrëveshja për të ardhmen e Jerusalemit (94 për qind). Për palestinezët, çështja që përbën më shumë shqetësim është siguria (77 për qind), ndjekur nga marrëveshja për të ardhmen e Jerusalemit (68 për qind) dhe e drejta e shfrytëzimit të burimeve natyrore (62 për qind).
Në analizën e organizatës "One Voice" shkruhet: "Është absolutisht thelbësore që mbi çështjet që kryesojnë këto dy lista të bihet dakord përmes marrëveshjeve të mirëfillta, ndryshe ka shumë pak gjasa që marrëveshjet të kenë jetë të gjatë. Kjo do të thotë se palestinezët duhet të vihen në dijeni dhe të njohin mirë problemin e sigurisë që shqetëson izraelitët, i cili renditet i 12-ti në listën palestineze, ndërkohë që edhe Izraeli duhet të tregojë vëmendje ndaj problemeve që zënë kreun e listës për palestinezët".