Pakistan, trupa në zonën e kapur nga talebanët
Autoritetet pakistaneze dërguan dje trupa paramilitare në një distrikt (vetëm 96 kilometra larg nga kryeqyteti) që së fundmi është vënë nën kontrollin e talebanëve. Sipas policisë, militantët islamistë kanë mbyllur gjykatat dhe kanë shtënë në dorë të gjithë dokumentacionin e tyre në distriktin e Bunerit. Autoritetet e Bunerit gjithsesi bënë me dije se gjyqtarët qenë larguar vullnetarisht pas bisedave me talebanët. Një prej makinave të paramilitarëve u sulmua që dje nga talebanët, të cilat vranë edhe një polic.