E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kore e Veriut,tv shtetëror transmeton pamjet e hedhjes së raketës

Televizioni shtetëror i Koresë së Veriut ka ndërprerë transmetimet e tij të rregullta ditën e martë, për të shfaqur pamjet e së dielës të hedhjes së raketës. Televizioni koreanoverior ka treguar imazhet e raketës që hidhej nga baza e Musudan - Ri, në veri të vendit. Sipas analistëve, raketa e lëshuar të dielën dhe që ka kaluar mbi hapësirën ajrore të Japonisë gjatë fluturimit prej 3 200 kilometrash është një test për raketat balistike me rreze veprimi që mund të shkojë deri në shtetin amerikan të Alaskës. Moduli i parë dhe i dytë i vektorit të raketës, përfunduan në oqean të dielën, dhe asgjë nuk rezultoi se arriti në orbitë. "Asnjë objekt nuk ka hyrë në orbitë", tha të dielën, komanda ajrore e mbrojtjes në Ameriken e Veriut, pasi Koreja e Veriut kishte deklaruar se kishte nisur një satelit. Koreja e Veriut e cilësoi si të suksesshëm lëshimin e raketës, ndërsa tha se bëhej fjalë për një lancim paqësor të një sateliti. Por zyrtarët e Shteteve te Bashkuara dhe të Koresë së Jugut e cilëusan atë si një një akt provokues. Pesë vendet e përhershme anëtare të Këshillit të Sigurimit, SHBA-ja, Britania e Madhe, Franca, Kina dhe Rusia, por edhe Japonia u takuan të hënën në selinë e Kombeve të Bashkuara për të shqyrtuar mbi një kompromis, në përgjigjje të lëshimit të raketës. Por Pekini dhe Moska zyrtare, u shprehën se nuk është arritur asnjë marrëveshje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›