E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shefer:Emri mban peng Maqedoninë për në NATO

Zyrtarë të lartë të Aleancës së NATO-s kanë theksuar sërish të martën se Maqedonia nuk mund të bëhet pjesë e këtij organizmi, pa zgjidhjen e çështjes së emrit kushtetues.Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hop Shefer deklaroi se NATO-ja do ta ripërtërijë ftesën për anëtarësim në Maqedoni, pasi në kuadër të OKB-së të gjendet një zgjidhje e pranushme për të dyja palët për kontestin me Greqinë rreth emrit. "E përshëndesim mënyrën në të cilën u mbajtën zgjedhjet presidenciale dhe lokale në Ish-republikën jugosllavisë të Maqedonisë, që sipas OSBE-së ishin organizuar mirë dhe u zbatuan në mënyrë pozitive dhe të qetë. Këto zgjedhje treguan se si vend i cili ka bërë përpjekje që të marrë anëtarësim në NATO, Maqedonia arriti një përparim real në arritjen e standardeve të larta demokratike të Aleancës", nënvizoi Shefer.Ai shprehu kënaqësi për atë që presidenti i sapozgjedhur Gjorge Ivanov publikoi se si prioritet do ta ketë zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›