E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pi ilaçet e nënës, rëndë 17-vjçarja

 
 
KUÇOVË-Tenton vetëflijimin duke pirë ilaçet e së ëmës dhe përfundon në spital në gjendje të rëndë. Kanë qenë tre medikamente që nëna e vet përdorte për kurimin nga zemra, që ka gëlltitur 17-vjeçarja nga Kuçova. Mesnatën e së mërkurës vajza është dërguar me urgjencë në spitalin e Tiranës për ndihmë mjekësore. Ngjarja ndodhi gjatë mesditës, kur nxënësja e vitit të tretë në gjimnazin e qytetit, D.I ka pirë, korvitol, diltiazëm dhe adelat, plot 30 tableta. Vetëm 20 minuta më pas ajo është ndjerë keq dhe prindërit e kanë dërguar në spital. Mjekët, pasi i dhanë ndihmën e parë, nuk mundën të ndalin veprimet negative të medikamenteve, ndaj e nisën drejt Tiranës. Sipas mjekëve, vajza ka rënë në gjendje shoku dhe nuk ka pasur asnjë përmirësim. Ndonëse ende nuk bëhen të ditura shkaqet që çuan në ndërmarrjen e një veprimi të tillë ekstrem nga ana e vajzës, të afërm të 17-vjeçares bëjnë të ditur se ajo ishte e urtë dhe nuk kishte shfaqur më parë shenja të mërzisë apo të depresionit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›