"Kore raciste në stadiume? 3-0 në tavolinë"
I intervistuar nga revista “Avvenire” me rastin e botimit të librit të tij "Més étoiles noires" ("Yjet e mi të zinj"), ai ka ripërsëritur qëndrimin e tij: “Racist nuk lind, por bëhesh. Është problem kulture”. Por kësaj here edhe me një propozim, ndoshta disi provokues: “Nëse në stadiume dëgjohen kore raciste, ndeshja nuk duhet të ndërpritet. Por të nesërmen skuadra duhet ta humbasë takimin 3-0 në tavolinë. Në këtë mënyrë presidentët do të reagojnë, duke marrë menjëherë masa”.
Më tej ish-mbrojtësi i Parmës dhe Juventusit rikujton episodet ku vetë ka qenë viktimë e koreve raciste, duke kundërshtuar edhe një herë shprehjen e urrejtjes “një zezak nuk është italian”, e cila në shumë raste i është drejtuar sulmuesit të Interit, Mario Baloteli. “Një herë një kundërshtar më fyu në sy, duke më thënë “zezak i ndyrë”. Por unë jam francez, jam europian”, kujtoi Turam.