E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpul, Hodgson konfirmon: Torres do të qëndrojë me ne

Sulmuesi

Quhet Fernando Torres blerja e parë e vërtetë e Roy Hodgson, trajnerit të ri të Liverpulit. Në fakt, tekniku i “Reds”-ave ka bërë të ditur se sulmuesi spanjoll do të qëndrojë në klub dhe se ka ndërmend të respektojë plotësisht të tre vitet e mbetura të kontratës së tij, edhe pse për të po insiston me shumë forcë skuadra e çelsit (e cila është e gatshme të ofrojë një shumë mes 45 dhe 50 milionë sterlinash, ose më saktë 54 e 60 milionë euro). Dhe, mbi të gjitha, për spanjollin ka shfaqur interes të madh skuadra tjetër angleze, Mançester Siti (i cili përmes argjentinasit Karlos Tevez ka dërguar nga faqet e “The Sun” mesazhe për bomberin iberik, në lidhje me një transferim të mundshëm të tij në “Eastlands”). Për të thënë të vërtetën, Torres është ende me pushime (rikthimi është parashikuar për të hënën e ardhshme), por mes tij dhe klubit mësohet se ka pasur disa takime, të gjykuara pozitive nga Hodgson. "Daily Mail" saktëson se sulmuesi spanjoll ka vendosur të vazhdojë aventurën e tij me “Reds”-at, pikërisht pas atij takimi privat që ka pasur me Roy Hodgson. "El Niño", prej kohësh objektiv i çelsit të Abrahamoviçit, prej disa ditësh ishte vënë edhe në shënjestrën e Interit, sidomos pas lajmit zyrtar për largimin e Balotelit te Siti. 26-vjeçari është ish-ylli i Atletikos së Madridit (82 gola në 214 ndeshje nga 2000, kur ishte fëmijë dhe deri në 2007). Rafa Benitez di gjithçka dhe i njeh mirë cilësitë e Torresit, të cilin e mori nga Spanja për ta stërvitur 3 vite radhazi te Liverpuli.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›