E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja e Veriut kërcënon me luftë “të shenjtë” SHBA-të dhe Korenë e Jugut



Koreja e Veriut ka kërcënuar SHBA-të dhe Korenë e Jugut se do të përdorë atë që e quan “luftë të shenjtë” në gadishullin korean, si kundërpërgjigje e manovrave ushtarake të Amerikës dhe Koresë së Jugut të cilat priten të nisin ditën e sotme në detin e Japonisë. Shteti komunist është ka deklaruar se do t’u përgjigjet me sulm bërthamor provokimeve për manovra ushtarake. Stërvitjet ushtarake vijnë pas fundosjes së një anije luftarake të Koresë së Jugut në muajin mars. Ditën e enjte Koreja e Veriut u shpreh se stërvitjet ushtarake të SHBA-ve dhe Koresë së Jugut janë një kërcënim i sovranitetit të saj dhe rajonit.

Kërcënimi
Një zyrtar i lartë koreano-verior tha se ndaj kërcënimeve të tilla do të reagojë me përgjigje fizike. SHBA-të dhe Koreja e Jugut thonë se stërvitja e tyre që është planifikuar për ditën e sotme, ka për qëllim që të zbrapsë Korenë e Veriut nga agresioni.
Rreth 20 anije dhe nëndetëse si dhe 100 avionë do të marrin pjesë në stërvitjet që do të zgjasin për katër ditë rresht në Detin e Japonisë. Uashingtoni dhe Seuli fajësojnë Korenë e Veriut për përmbytjen e një anijeje ushtarake koreanojugore në muajin mars.
Një hetim me ekspertë ndërkombëtarë njoftoi se anija ishte sulmuar me një silur te Koresë së veriut, të cilën Peniani e kundërshton. Ndërkaq Korea e Veriut tha se sanksionet e reja amerikane kundër saj dhunonin deklaratën e OKB-së pas fundosjes së nëndetëses së Koresë së Jugut. Hilari Klinton shpalli sanksionet gjatë vizitës së saj në Korenë e Jugut. Ky shtet vazhdimisht bën kërcënime të ngjashme, kur Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara zhvillojnë manovra të përbashkëta ushtarake.
Deklarata
Në Vietnam, ku u zhvillua forumi i ASEAN-it, Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton tha se Koreja e Veriut ka një regjim të izoluar dhe konfrontues, që angazhohet në një "fushatë idesh provokuese dhe të rrezikshme". Po këtë javë, Sekretarja Klinton njoftoi sanksione të tjera ekonomike kundër Phenianit. Zëdhënësi koreano-verior, Ri Tong Il, i cilësoi manovrat e planifikuara si një kërcënim ndaj sovranitetit të vendit të tij.

SHBA
Këtë vit kanë falimentuar mbi 100 banka

Numri i bankave që kanë falimentuar gjatë këtij viti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka kaluar mbi 100. Fondi për sigurimin e depozitave (FDIC) sipas të dhënave të tij mori përsipër shtatë institucione financiare në shtetet federale të Gjeorgjisë, Floridës, Karolinës Jugore, Kanzasit, Nevadës, Minesotës dhe Oregonit. Në këtë mënyrë që prej fillimit të vitit kanë shpallur pamundësinë e tyre për likuidime 103 banka. Gjatë vitit të kaluar ishin gjithsej 140.

Afganistan
Talibanët pretendojnë se kanë kapur dy amerikanë

Kryengritësit talibanë në Afganistan thonë se kanë zënë dy ushtarë të Shteteve të Bashkuara, në pjesën jugore të Kabulit.
Korrespondenti i agjencisë Rojters, në provincën Logar, ku thuhet se ka ndodhur zënia, ka dëgjuar një radio stacion lokal, që ka transmetuar njoftimin e Shteteve të Bashkuara, se për informacione, që çojnë në lirimin e sigurt të ushtarëve jepen 20 mijë dollarë. Kjo agjenci ka transmetuar fjalët e një zëdhënësi të paidentifikuar taliban, që ka thënë se tre ushtarë ishin zënë, por njëri kishte vdekur.

Indi
25 të vdekur nga përplasja e autobusit

25 vetë kanë humbur jetën nga përplasja e autobusit, i cili nga rruga malore ra në lum, në Kashmirin e Indisë. Policia tha dje se aksidenti ndodhi kur makina e udhëtarëve ra 80 metra në lumin Chenab, në rajonin Kishtuar. Aksidentet vdekjeprurëse në rajonet malore të Indisë janë të shpeshta, ndërsa incidentet shkaktohen për shkak të mbingarkesës së makinave, gjendjes së rëndë të rrugëve dhe shoferëve të pakujdesshëm. Edhe ky rast tregon gjendjen e mjerueshme të rrugëve dhe kushteve të transportit në këtë vend.

26 Korrik 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›