Rigjykimi i Haradinajt, Thaçi: “Është ngatërrim i drejtësisë”
Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, Menduh Thaçi, ka thënë se rigjykimi i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, është “një ngatërrim i drejtësisë”. Këto komente, kreu i Partisë Demokratike i bëri dje në Prishtinë, pas një takimi me nënkryetarin e AAK-së, Blerim Shala. Vizita e liderit të PDSH-së në Kosovë, u bë në mbështetje të AAK-së dhe liderit të saj Ramush Haradinaj, pas vendimit të gjykatës së Hagës për rigjykim. Drejtues të AAK-së, janë shprehur të bindur se edhe kësaj radhe, Haradinaj do të triumfojë në Hagë. Edhe autoritete të tjera kosovare kanë shprehur mbështetjen e tyre për Haradinajn, me shpresën se atij do t’i jepet pafajësia.
Korrupsioni në Kosovë, 30 ditë paraburgim për guvernatorin
Gjykata në Kosovë ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh për guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi.
Pas një seance, të gjatë gjykata vendosi ta mbajë në paraburgim përkundër kërkesës së mbrojtjes, për ta liruar. Avokati Ramë Gashi, tha pas seancës se vendimi për paraburgim ishte i padrejtë. Gashi tha se edhe arrestimi i tij është bërë pa asnjë bazë ligjore, dhe të gjitha këto, siç tha avokati mbrojtës do t’i vërtetoj gjatë mbrojtjes që do t’ia bëjë guvernatorit Rexhepit.
Rexhepi u arrestua të premten me dyshimin për korrupsion, shpërdorim të detyrës zyrtare, marrje të ryshfetit, shmange të tatimit, ushtrim të ndikimit dhe shpëlarje të parave. Së bashku me të janë arrestuar edhe tre persona të tjerë.
26 Korrik 2010