E Shtunë, 31 Tetor 2026

Red Bull Paper Wings 2012

Në një atmosferë mjaft të këndshme, argëtimit, por edhe mes impenjimit të konkurrentëve, në fundjavë në aeroportin “Nënë Tereza” të Tiranës u zhvillua finalja e Kampionatit te Aeroplaneve prej Letre, “Red Bull Paper Wings 2012”.
Ky kampionat sportiv për studentet u zhvillua për herë të dytë në vendin tone, pas konkurrimit në vitin 2009, ku fituesit nga Shqipëria morën pjesë në Finalen Botërore të Red Bull Paper Ëings ne Austri.
Pas shtatë raundeve kualifikuese në Tiranë, Korçë, Vlorë dhe Shkodër, më të mirët kanë konkurruar në kryeqytet, ndërsa gara është përqendruar si gjithmonë në tre disiplina: Distanca më e gjatë e përshkuar, koha më e gjatë në ajër dhe fluturimi më akrobatik.
Për distancën më të gjatë të përshkruar, fitues me 34.8 metra u shpall Zillkon Isha, vendin e parë për kohën më të gjatë në ajër e mori Murat Selivrada me 8.75 sekonda, ndërsa fluturimi më akrobatik ishte ai I Arlinda Velias, që u vlerësua me pikët maksimale nga juria.
Fituesit e secilës disiplinë do të marrin sërish pjesë në Finalen Botërore te “Red Bull Paper Wings”, që do të zhvillohet më 5 maj në Hangar -7, Salzburg, Austri. Dimensionet e këtij konkurrimi në rang botëror, janë dyfishuar brenda një kohe shumë të shkurtër, nga koha kur 48 shtete zhvilluan etapat kualifikuese në vitin 2006. Në vitin 2009, kur ky kampionat u zhvillua per here te dyte, raunde kualifikuese u zhvilluan ne rreth 85 shtete, ndërsa tashmë pritet që numri I pjesëmarrësve të rritet edhe më shumë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›