Korfuz, gjendet një motoskaf i braktisur
Rojet bregdetare greke gjetën pranë ishullit të Korfuzit një motoskaf të braktisur, që dyshohet se shërben për trafikun e klandestinëve nga Shqipëria. Skafi është 12 metra i gjatë, 275 kuaj fuqi dhe ka dy motorë. Sekuestrimi i skafit, pronësia e të cilit nuk dihet, vjen vetëm tri ditë pas tragjedisë së Butrintit, ku deri tani shënohen katër klandestinë të vdekur dhe një i zhdukur, ndërsa tentuan të kalonin ilegalisht kufirin.