Kosova ftohet të mbrojë pavarësinë e saj
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka ftuar autoritetet shtetërore kosovare të mbrojnë pavarësinë e Kosovës, pas kërkesës serbe për ta shqyrtuar juridikisht këtë akt. Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, tha dje se Kosova ka besim të plotë në qasjen e plotë e të paanshme të Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Hyseni u shpreh gjithashtu se Kosova do të paraqesë argumente të shumta në mbrojtje të pavarësisë së saj. Ai ka shfaqur bindjen e tij se gjykata do t‘i japë një trajtim të drejtë kësaj çështjeje.
Duke e mirëpritur vendimin e Gjykatës në Hagë, për t‘i mundësuar Kosovës paraqitjen e argumenteve të saj, ministri i Jashtëm kosovar tha se autoritetet kosovare do të kryejnë të gjitha detyrimet e tyre, në çdo fazë të punës së gjykatës.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, pas miratimit të Rezolutës serbe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ka kërkuar nga Kosova të ofrojë qëndrimin e saj për shpalljen e pavarësisë deri nga mesi i vitit të ardhshëm. Autoritetet serbe e kanë cilësuar vendimin si të padrejtë.
Gjykata, ndërkaq, ka kërkuar nga vendet anëtare të OKB-së të thonë mendimin e tyre nëse shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte e ligjshme apo jo.
Nga ana tjetër, autoritetet e Prishtinës kanë emëruar në krye të ekipit ligjor të Kosovës, që do ta përfaqësojë atë në Gjykatën Ndërkombëtare, ekspertin e njohur britanik, Majkëll Ud.