Kufiri shqiptar, ruajtje vetëm në doganat e mëdha
Kufiri shqiptar ruhet vetëm në doganat e mëdha, atje ku ka fluks të madh njerëzish edhe nga fqinjët. Nëse kalon në pikat e kalimit kufitar të Shqipërisë, vëren se kufiri ynë nuk mbrohet fare, edhe pse tashmë është hartuar një strategji për ruajtjen e tij. Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit përcakton qartë se ruajtja e kufirit është një nga kushtet kryesore që vendi ynë duhet të plotësojë. Prandaj u hartua një projekt madhor për ruajtjen e kufirit. Madje, u deklarua se brenda vitit 2008, të gjitha pikat e kalimit kufitar që lidhin Shqipërinë me vendet fqinje do të kenë të instaluar sistemin "live-scaner". Gjithashtu, në gjashtë pika kufitare, oficerët e policisë do të kishin mundësi për të hyrë në kompjuterët e Interpolit për të marrë dhe nxjerrë të dhëna për personat në kërkim, të cilët tentojnë të kalojnë kufirin. Të gjitha këto u bënë të ditura gjatë prezantimit të strategjisë kombëtare për menaxhimin e integruar të kufirit.
Kamera e "Fiks Fare" shkoi në pikat më të largëta të kalimit kufitar. Jo vetëm që nuk gjeti të instaluara në këto pika sistemin "live-scaner", por atje nuk kishte as postë policie. Atje ku kishte forca policia dhe doganë, nuk kishte linjë telefonike.
Pika e kalimit kufitar Gërqar (Vermosh)
Kjo pikë e kalimit kufitar, pjesë e doganës së Shkodrës, përballon një fluks të vogël njerëzish që kalojnë kufirin, rreth dhjetë persona në ditë. Në verë, ky numër mund të arrijë edhe 30 persona në ditë. Kur i shikon të ulur në vendin e tyre të punës efektivët e Policisë së Shtetit, mendon se gjithçka funksionon në rregull. Por, kur i pyet si komunikojnë në raste emergjence, ata ngrenë supet.
Kontrollori i kësaj pike të kalimit kufitar, Ilir Greshaj, tregon për "Fiks Fare", se në postet e tyre të punës nuk kanë asnjë telefon. Pra, në këtë doganë dhe postë kufitare nuk ka valë as telefoni celular. Një kompani private e telefonisë së lëvizshme kishte mundur të çonte shërbimin e saj deri në Tamarë, mirëpo Vermoshi është larg. Ndaj telefonat nuk punojnë për policët e pikës së kalimit kufitar të Gërqarit. Kur kanë ndonjë problem, ata përdorin telefona me numra malazezë, sepse vetëm kështu mund të flasin me qendrën.
Por nuk janë vetëm telefonat që nuk funksionojnë. Edhe radiot e policisë, që ua ka dhënë shteti, herë punojnë e herë jo. Edhe në rastet kur funksionojnë, bëjnë zhurmë dhe zëre se nuk i kanë fare. Për kompjuterë me sistem "live-scaner" sigurisht as që bëhet fjalë.
Pika e kalimit kufitar në Kalanë e Dodës
Nga kjo pikë kufitare ka mbetur vetëm ndërtesa, që i përket sistemit të kaluar. Kufirin sot në Kala të Dodës e mbrojnë vetë banorët. Deri në vitin 1990, ishte zonë ku ndalohej kalimi dhe kishte kontroll të rreptë për këdo që hynte në fshat. Ishte edhe një repart ushtarak me 20 deri në 30 ushtarë, që ruanin kufirin. Sot, asnjë ushtar dhe polic nuk gjen, vetëm rrënojat e postës së vjetër kufitare.
Pika kufitare e Qafë Botës
Disa qindra metra larg doganës së Qafë Botës është rruga që ndjekin klandestinët për të shkuar në Greqi pa viza. Gazetarët e "Fiks Fare" ndoqën një grup emigrantësh që hynë në tokën greke, duke kaluar nga piramida në Qafë Botë. Këtë rrugë e bënë disa herë, pa u hyrë gjemb në këmbë. Të gjithë emigrantët ndjekin të njëjtën rrugë. Futen rrugës për në Konispol. Por që të shkosh në Konispol duhet të kesh vizë. Por edhe pa vizë, policët me një ryshfet nën dorë, të lënë të kalosh. Grupi i emigrantëve merr rrugën për në piramidën E 69. Askush nuk i ndalon rrugës. Pasi kalojnë këtë piramidë, grupi zbret në fshatin grek, Sajadha, vetëm 25 kilometra larg Igumenicës. Udhërrëfyesi u merr nga 500 euro për t‘i kaluar emigrantët klandestinë nga piramida E 69 për në Igumenicë. Për në Athinë, pazari është më i lartë: 1000 mijë euro. Grupi prej tetë vetash, të gjithë klandestinë, hyn në tokën greke. Të gjithë bashkë shkojnë deri në Igumenicë. Më pas, atje hipin nëpër taksi dhe shpërndahen në qytetet ku duan të shkojnë. E gjithë kjo rrugë, që përshkojnë emigrantët shqiptarë, është e lirë, pa asnjë polic.
Gjatësia e kufirit shtetëror
Gjatësia e kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë është 1094 km. Po të shtohet edhe gjatësia e vijës bregdetare është 1250 km.
Me Malin e Zi, gjatësia e kufirit është 220 km, nga të cilët 126 km tokësor, 22 detar, 38 liqenor dhe 8 km përrenj.
Me Kosovën, gjatësia e kufirit është 123 km, nga të cilët 117 km tokësor, 1 liqenor dhe 5 km përrenj.
Me Maqedoninë, gjatësia e kufirit është 186 km, nga të cilët 137 km tokësor, 28 km liqenor, 12 lumor dhe 9 km përrenj.
Me Greqinë, gjatësia e kufirit është 349 km, nga të cilët 247 km tokësor, 78 detar, 7 liqenor, 9 lumor dhe 8 km përrenj.
Pika kufitare
Në vendin tonë, aktualisht funksionojnë 25 pika të kalimit kufitar (PKK). Me Malin e Zi kemi 4, me Kosovën 5, me Maqedoninë 4, me Greqinë 6. Nëpër porte kemi 5 PKK dhe një pikë kalimi kufitare ajrore.