Korpusi Shqiptar i Vullnetarëve, intelektualët bashkohen për mjedisin
Pas Tiranës, Korpusi Shqiptar i Vullnetarëve është krijuar dhe në kryeqendrën e veriut, në Shkodër. Në një ambient ku ishin të pranishëm qindra intelektualë dhe studentë nga Shkodra, drejtuesit e Forumit të Mendimit të Lirë kanë prezantuar lëvizjen "Korpusi Shqiptar i Vullnetarëve", që ka për qëllim denoncimin dhe ndalimin e sjelljes barbare ndaj mjedisit, që është një pasuri kombëtare. Por në filozofin e kësaj lëvizjeje është ideuar dhe një axhendë, ku do operohet nga vetë drejtuesit e këtij forumi së bashku me vullnetarët, në pastrimin e zonave të ndotura, kryesisht atyre turistike.
Në fjalën e tij, drejtori ekzekutiv i Forumit të Mendimit të Lirë, Mentor Kikia, gjatë prezantimit të kësaj lëvizjeje u shpreh se "Shqipëria nuk ka nevojë më për demagogji, por për të vepruar. Ndaj jemi sot këtu në Shkodër dhe do jemi në gjithë Shqipërinë, për të sensibilizuar dhe bashkuar qytetarët e gjithë vendit për të ndalur shkatërrimin e pyjeve, tokës dhe bregdetit e për të denoncuar abuzimet që po bëhen në dëm të mjedisit. Kjo lëvizje kërkon që shqiptarët sot dhe fëmijët tanë nesër të kenë ku të jetojnë në Shqipëri, pasi me këtë ritëm ndotjeje ky vend kaq i vogël do të ketë probleme serioze".
Më tej, nën moton "Ndal! Nesër do të jetë vonë", organizatorët e Korpusit të Vullnetarëve paraqitën një dokumentar për të pranishmit, ku pamjet flisnin më shumë se fjalët: pemë të prera, pyje që sot janë kthyer në fusha, lumenj që gërryhen, shtëpi që përmbyten, liqene dhe territore bregdetare të kthyera në vende grumbullimi mbeturinash etj.
Më pas ishte radha e regjistrimit të vullnetarëve të korpusit, ku me qindra të pranishëm u regjistruan për t‘u bërë pjesë e asaj shoqërie që jo vetëm do ta mbrojë mjedisin, por edhe do të denoncojë abuzimin me mjedisin. Shumë intelektualë e përkrahën këtë lëvizje dhe u shprehën të gatshëm për të ndihmuar në të gjitha mënyrat. Shkrimtari Skënder Drini tha se "një lëvizje e tillë është e domosdoshme, por duhet të sensibilizojmë edhe pushtetarët". Ndërsa prof.dr. Mahir Hoti theksoi se "është momenti kur ne të gjithë duhet të bëjmë për vendin tonë, i cili ka tepër nevojë për ndërgjegjësim të shoqërisë për vlerat që ka mbrojtja e mjedisit". Të tjerë të pranishëm, të cilët diskutuan, u shprehën të gatshëm jo vetëm për të denoncuar dhe mbajtur pastër mjedisin, por edhe për të ndihmuar nga ana financiare lëvizjen, një veprim ky që tregonte se sa të etur janë qytetarët për të pasur një mjedis të pastër. Pas Shkodrës, prezantimi i Korpusit Shqiptar të Vullnetarëve do të bëhet në Vlorë, Durrës, Korçë, Gjirokastër dhe në gjithë Shqipërinë.