Kushte për TEC-in në tokën që bleu Fazliç
Kërkohet ekspertizë ndërkombëtare për ndikimin në mjedis të TEC-it të Porto Romanos. Një organizëm ndërkombëtar mjedisor do të kërkohet që të hartojë një studim të pavarur për të vlerësuar pasojat në mjedis të ndërtimit nga italianët e "Enel" të termocentralit me qymyrguri në veri të qytetit bregdetar, në tokat e blera tashmë nga biznesmeni serbo-boshnjak, Damir Fazlliç.
Në Bashkinë e Durrësit është organizuar një takim me një komision qytetar të mbledhur për të diskutuar më gjerësisht rreth ndikimit mjedisor të TEC-it të Porto Romanos në qytetin e Durrësit. Në këtë takim merrnin pjesë emra të njohur të fushave të ndryshme të qytetit bregdetar, që kanë dhënë kontribut në mjekësi, biznes, inxhinieri, ambient etj. Për rreth 3 orë është diskutuar në lidhje me TEC-in që është parashikuar të ndërtohet në Porto Romano nga "Enel".
Kreu i bashkisë, Vangjush Dako, deklaroi se diskutimet e gjera me publikun që ka organizuar dhe do të vazhdojë të organizojë bashkia kanë si qëllim sensibilizimin e qytetarëve dhe përfshirjen e tyre në vendimet që duhet të merren për qytetin, për qytetarët dhe fëmijët e tyre, që janë e ardhmja e Durrësit. U theksua rëndësia e sensibilizimit të qytetarëve dhe se ndaj tyre- nga ekspertë të fushave që kanë lidhje me këtë industri, por edhe ekspertë të mjedisit -duhet bërë sa më shumë transparente se çfarë është TEC-i dhe nëse ai sjell më shumë përfitime apo dëme për qytetin.
Pjesëtarët e komisionit qytetar kanë diskutuar në lidhje me ndikimet mjedisore të TEC-it dhe mendimet kanë qenë të ndryshme. Ka pasur rezerva ndaj TEC-it dhe mënyrës së paraqitjes së tij nga kompania italiane e energjetikës, "Enel". Pjesëmarrësit në tryezë kanë përkrahur idenë se duhet kryer patjetër një ekspertizë mjedisore nga një institucion ndërkombëtar që të tregojë në mënyrë realiste ndikimin në mjedis të këtij TEC-i.
Me konsensus të plotë, komisioni qytetar dhe kryebashkiaku Vangjush Dako kanë rënë dakord për krijimin e një sekretarie teknike të përbërë nga 5 vetë dhe të kryesuar nga nënkryetari i bashkisë, Adrian Çela. Kjo sekretari do të ketë në përbërje ekspertë ligjorë dhe mjedisorë dhe do të fokusohet në sensibilizimin e qytetarëve dhe publikimin e këtij projekti në mënyrë që të kuptohet sa më qartë se çfarë është TEC-i, në ngarkimin e një organizmi mjedisor ndërkombëtar ose shqiptar të pavarur, që t‘i bëjë oponencë vlerësimit mjedisor të TEC-it që ka përgatitur "Enel".
Pritet nga puna e kësaj sekretarie teknike që të ngarkojë një organizëm prestigjioz mjedisor ndërkombëtar për të kryer në mënyrë të pavarur studimin mjedisor të zonës ku të përcaktohen qartë edhe ndikimet në mjedis pikërisht për këtë zonë të TEC-it. Kjo sekretari teknike do të mbajë lidhje të ngushta dhe zhvillojë takime të shumta me komisionin qytetar, që do të jetë tashmë në rolin konsultativ në lidhje me problemin e TEC-it të Porto Romanos.
"Vetëm pasi të realizohen të gjitha këto hapa dhe të tre objektivat që u përcaktuan në këtë mbledhje, atëherë edhe qytetarët e Durrësit të përfaqësuar nga bashkia do të thonë fjalën e tyre përfundimtare në lidhje me TEC-in e Porto Romanos", tha për median zëdhënësi i bashkisë, Dorjan Agolli.