MPPTT ka paguar të gjitha detyrimet
Ministria e Transporteve vërejti se në mënyrë të paturpshme, Bashkia e Tiranës, në një prononcim për mediat ka gënjyer qytetarët e saj dhe mbarë publikun, se disa institucione shtetërore dhe konkretisht MPPTT-ja janë debitore ndaj saj, pasi nuk kanë paguar taksat dhe tatimet vendore. "I bëjmë të ditur Bashkisë së Tiranës se MPPTT-ja ka paguar të gjitha detyrimet e saj, por mesa duket paaftësia e Bashkisë së Tiranës ka pushtuar çdo hallkë të saj jo vetëm në menaxhimin e fondeve, por edhe në informimin e qytetarëve", thuhet në deklaratë.