Inaugurohet sporteli i QKR pranë Dhomës së Tregtisë
Bizneset e reja mund të regjistrohen brenda një dite me një kosto minimale.
Regjistrimi i tyre tashmë mund të kryhet edhe tek Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë dhe kjo falë hapjes së sportelit të QKR-së në ambientet e kësaj dhome. Në ceremoninë e inaugurimit të sportelit më të ri të QKR-së merrnin pjesë ministri i Ekonomisë Genc Ruli, biznesmenë drejtues të dhomave të tjera etj. "Hapja e sportelit të QKR-së pranë Dhomës së Tregtisë, në ndryshimet e reja ligjore të bëra për funksionimin e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të Biznesit, është një obligim i yni për ta vlerësuar dhe realizuar deri në fund atë që na është besuar", është shprehur dje kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Gjok Uldedaj. Sipas tij, Dhoma e Tregtisë ka marrë të gjitha masat që të përmbushë këtë detyrim, duke filluar nga stafi i kualifikuar, i trajnuar dhe me eksperiencë, si dhe krijimin e ambienteve të reja me të gjithë infrastrukturën e duhur për t'i shërbyer në kohë rekord biznesit. Hapja e këtij sporteli ka marrë notën maksimale edhe nga vetë ministri i Ekonomisë, Genc Ruli. "Marrëdhëniet e besimit mes administratës shtetërore dhe biznesit materializohen me hapjen e kësaj qendre regjistrimi të biznesit. Unë mbështes të gjitha objektivat që ka dhoma dhe uroj që kjo stafetë të përcillet edhe tek dhomat e tjera", është shprehur ministri. Me hapjen e këtij sporteli është shkurtuar ndjeshëm rruga që duhet të ndjekë biznesi për t'u regjistruar. Kjo pasi koha e regjistrimit për të gjitha shërbimet e ofruara është reduktuar në një ditë dhe të gjitha hapat e regjistrimit janë kombinuar në një procedurë të vetme. Shërbimet e QKR-së përfshijnë regjistrimin e bizneseve të reja, ndryshimin e të dhënave të biznesit, lëshimin e ekstrakteve për të dhënat e bizneseve, mbylljen e biznesit, miratimin e emrit të rezervuar, rezervimin paraprak të emrit tregtar etj. "Nuk duhet të rendësh për të marrë informacionet e fundit për ndryshimet ligjore, për tregun, nivelin e eksporteve apo importeve, pasi që në ditën e parë që mund të kesh biznes, të gjitha këto shërbime që të marrin kohë dhe madje rriskojnë në sipërmarrjen tënde, vijnë nga një staf i specializuar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë", ka thënë Uldedaj.