Dita e Komunikimit, Berisha me studentët e gazetarisë
Kryeministri Berisha ka takuar dje studentët e gazetarisë në Ditën e Komunikimit.
Pas paraqitjes së disa dokumentarëve, të cilat ishin punuar nga studentët, njëri prej tyre, te të cilët u ndal gjatë edhe kreu i qeverisë ishte pikërisht gjendja e hekurudhës, gjendja e së cilës ishte e pasqyruar përmes një dokumentari të studentit Klevis Gjoni. Sipas Berishës, "Ju jeni një gjeneratë që nuk e keni njohur socializmin, ku hekurudha është relike e saj. Socializmi ishte një dështim total ekonomik dhe menaxheria. Shqipëria nuk dispononte asnjë lloj kapaciteti publik menaxhues në prag të shembjes së perdes së hekurt. Por Shqipëria pati meritën e madhe të mos tentojë kapitalizmin shtetëror dhe të ecë me shpejtësi në rrugën e privatizimit". Ndërsa, sipas shefit të departamentit të gazetarisë, Artan Fuga, në fakultet synohet që të përgatiten studentë, të cilët të jenë të gatshëm t'u përgjigjen kërkesave të tregut. "Ideja është që, qysh në bankën e shkollës gazetari i ardhshëm dhe specialisti i ardhshëm i komunikimit të mësojë teorikisht dhe praktikisht të fshehtat e mjeshtërisë që do të ushtrojë, të përvetësojë vlerat etike që do ta drejtojnë, të zotërojë ato teknologji të reja, kode e aftësi të cilat ta bëjnë që ai të jetë i gatshëm t'i përgjigjet kërkesave të tregut të punës; të dijë të japë një produkt të gatshëm qysh në bankat e shkollës, të kalojë relativisht lehtë nëpër të gjitha specialitetet e pafund të botës së medias dhe komunikimit; të jetë i familjarizuar me mediat e reja të komunikimit masiv; të mësojë duke qenë në kushte teknologjike sa më afër atyre të jetës", u shpreh Fuga.