Matematika, ngelin 2500 nxënës
Rreth 10% e maturantëve kanë ngelur në provimin e matematikës, i dyti me detyrim.
Janë rreth 2 500 mbetës dhe bashkë me ata në letërsi numri arrin në mbi 5 000 nxënës, që janë skualifikuar nga mundësia për të kandiduar në shkollë të lartë. "Kalueshmëria e maturantëve në provimin e matematikës, llogaritet në 89,11% në shkallë vendi", tha dje drejtori i Qendrës së Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve (AVA), Edmond Lulja. Sipas tij, nga 31 959 nxënës pjesëmarrës në test, vetëm 8 prej tyre morën pikët maksimale të mundshme (50 pikë). Rreth 19 015 nxënës, 59,60 % e numrit total u vlerësuan me nota të nivelit 5-6, ndërsa me notat 7-8 u vlerësuan 7 368 nxënës (23,06 % e numrit total). "Me nota të nivelit 9-10 u vlerësuan 2 097 nxënës gjithsej (6,56 % e totalit të tyre), 535 prej të cilëve me notën 10", shtoi Lulja. Procesi i korrigjimit të testeve të matematikës, nisi rreth dy javë më parë në të katër qendrat e vlerësimit. Tashmë për në universitet konkurrojnë rreth 25 mijë maturantë për më shumë se 24 mijë vende të lira. Po të përjashtosh pjesën që do të niset për studime jashtë vendit shanset për të fituar janë rritur ndjeshëm.