E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korrespondenca e shkresave për tubimin

Dokumentet

• Shkresa e kryetarit të Partisë Socialiste Tiranë, Nr. 40 prot, datë 08.04.2010, “Njoftim për miting”, Dega Tiranë, dërguar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Tiranës, ku njoftoi: për zhvillimin e një proteste, në sheshin “Skënderbej” me itinerar lëvizje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri te Kryeministria, në datë 30.04.2010, ora 13:00

• Shkresa nr. 2364/1 prot, datë 09.04.2010 “Përgjigje kërkesës Tuaj Nr. 40 prot, datë 08.04.2010 e Drejtorisë së Policisë Qarku Tiranë, dërguar kryetarit të Partisë Socialiste, dega Tiranë, zotit Besnik Baraj për plotësimin e njoftimit në përputhje me ligjin nr. 8773, datë 23.04.2001 “Për tubimet”

• Shkresa e kryetarit të Partisë Socialiste Tiranë, Nr. 43 prot, datë 28.04.2010, “Përgjigje shkresës nr. 2364/1”, dërguar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Tiranës, ku kthehet përgjigje për disa plotësime në lidhje me njoftimin për zhvillimin e protestës, në sheshin “Skënderbej” me itinerar lëvizje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri te Kryeministria, në datë 30.04.2010 ora 13:00 dhe vazhdim të tij më datë 1 Maj 2010,

• Shkresa Nr. 2364/3 prot, datë 28.04.2010 “Përgjigje shkresës Tuaj, nr. 43, datë 28.04.2010”, e Drejtorisë së Policisë Qarku Tiranë, në të cilën është kërkuar plotësimi i njoftimit, në përputhje me ligjin Nr. 8773, datë 23.04.2001, “Për Tubimet”

• Shkresa e kryetarit të Partisë Socialiste Tiranë, Nr. 43/1 prot, datë 28.04.2010, “Përgjigje shkresës Nr. 2364/3”, dërguar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, ku kthehet përgjigje për disa plotësime në lidhje me njoftimin për zhvillimin e protestës, në sheshin “Skënderbej” me itinerar lëvizje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri te Kryeministria, në datë 30.04.2010 deri më datë 30.05.2010,

• Shkresa Nr. 2364/5 prot, datë 29.04.2010 “Përgjigje shkresës nr. 43/1, datë 28.04.2010”, të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, në të cilën është kërkuar plotësimi i njoftimit, në lidhje me përcaktimin e Drejtuesit dhe Organizatorit të Tubimit të datës 30.04.2010, në përputhje me ligjin Nr. 8773, datë 23.04.2001 “Për Tubimet”

• Shkresa e kryetarit të Partisë Socialiste Tiranë, Nr. 43/3 prot, datë 29.04.2010, “Përgjigje shkresës Nr. 2364/5”, dërguar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, kthehet përgjigje për disa plotësime në lidhje me njoftimin për zhvillimin e protestës, në sheshin “Skënderbej” me itinerar lëvizje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri te Kryeministria, në datë 30.04.2010 deri më datë 30.05.2010

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›