Kronika e grevës së urisë, vëzhguar sipas standardeve alla “Big Brother”
-Olta Xhaçka, sherri i çadrave, kërkon transferimin para KLD-së, aty ku i punon mami
- Ledi Shamku kërkon përjashtimin e Xhaçkës dhe ndalimin e buzëkuqëve
- Arben Malaj, i pari që kapet mat me salçiçe të fshehura
- Erion Veliaj kërkon transferimin në Dajt, pasi në shesh dëgjohet koncerti “Berisha&Friends”
Vapës së nxehtë të këtyre ditëve të kësaj fundjave, i është shtuar, bash në qendër ët Tiranës, jo greva e urisë si një “ngjarje”, por “të këqijat” e tjera që e bëjnë edhe më të rëndë situatën edhe pa këtë fillim vape.
Ta kaloje dje, nga kureshtja apo nga halli pranë çadrave të grevistëve të urisë, ishte një sakrificë e madhe. Era e qofteve, e përzier me erën e urinës dhe feklaeve, po të doni shtojeni apo jo elementin vapë, krijonte një reaksion kimik, në kufijtë e asfiksisë.
Ndërsa era e rëndë e jashtëqitjeve kuptohej, pasi 202 grevistët e urisë, njerës janë, hanë apo s’hanë, kryejnë nevoja personale, paksa “tronditëse” dhe e pakuptimtë, ishte era e qofteve të pjekur anë zgarë.
Dyshimet e para për këtë “aromë qoftesh” të çonin te “West”-i i Fidelit, meqenëse zërat bënin të ditur se ai ishte urdhëruar të rrinte “non stop” hapur, edhe sepse diku aty, saktësisht mbi WC-të e këtij lokali, gatuhen qofte zgare. Por, menjëherë këto dyshime fashiteshin, kur kujton se edhe më parë te “West”-i janë gatuar qofte, por se erë nuk vinte...
Megjithatë, në pak momente dhe me ca pyetje, mëson se ajo “aromë qoftesh” vinte nga çadra e grevistëve të urisë. Bashkë me këtë “befasi”, që në një grevë urie konsumohen qofte zgare, ftilloheshe dhe mësoje me saktësi, se si ditë e parë, ishin shpërndarë nga 10 qofte “për kokë”, që i binte, diku te mbi 2 mijë qofte, “dendësia” e të cilave nuk mund të mos shpjegonte gjithë atë “aromë qoftesh”.
Kjo e vërtetë bëhej edhe më e sigurt, kur mësoje se deputetët e PS-së, që ju kishte rënë “gogla” për në grevë urie, kishin kundërshtuar që çadra të ngrihej para godinës së sallës plenare të Kuvendit, sepse mundësia për të konsumuar aty, jo vetëm qofte, ishte pothuajse zero.
Kur themi “jo vetëm qofte”, kemi parasysh dëshmitë e shërbimit “catering”, bënin të ditur se deputeti i PS-së Arben Malaj, nuk i hante qoftet dhe se ai kishte porositur dhe kishte konsumuar ditën e djeshme salsiçe.
Ndërsa “tabloja” e mësipërme ishte paksa nga “perfomanca” që mbizotëronte dje në ambientet e grevës së urisë, bisedat, dëshirat dhe shijet e grevistëve, nuk karakterizoheshin, apo përfaqësoheshin vetëm nga Arben Malaj, i cili për inat të qofteve konsumonte salsiçe, por se secili prej deputetëve grevistë të urisë, demonstronte dëshira dhe shije nga më të ndryshmet dhe më të padëgjuarat, deri diku edhe deri në kufijtë e perversiteteve. Bashkë me këtë demonstrim të dëshirave e shijeve, ata respektivisht, demonstronin në mënyrë të nominuar edhe koefiçentin e intelektit.
Nga dita e parë e grevës së urisë, kishet rënë në sy më tepër nga të gjithë, shkalla e lartë e inteligjencës së deputetes së PS-së Ledi Shamkut (Enekelida Shkerlit).
Gjatë një debati, për tentativën e hartimit të një deklarate publike, Ledi Shamku kishte këmbëngulur që në një prej pikave të kësaj deklarate në tentativë të shënohej, “Të ikë qeveria, sepse në dokumentet e saj, por edhe ministrat e saj, bëjnë shumë gabime ortografike”,
Dalldia, pas kësaj dëshire e shije të Ledi Shamkut, për hir të së vërtetës,mësohet se kishte shkaktuar një “shock”. Por, kur grevistët e tjerë të urisë ishin ftilluar, kishin kuptuar dhe bërë lidhjen me profesionin e Ledit Shamkut si “gjuhëtare”, prej nga rridhte dhe kërkesa e saj për rrëzimin e qeverisë.
Ende ka mbetur enigmë dhe e pazbërthyer, dëshira tjetër e Ledi Shamkut, “që të mos përdoret buzëkuq, në radhët e grevistë(e)ve të urisë”.
Kjo dëshirë mësohet se ka ngelur sot për të zbërthyer e kuptuar, e mandej për t’u bërë pjesë e mundshme e “rregullores së brendshme” të grevës së urisë, diskutimi i së cilës do të vazhdojë në ditët në vijim.
Ndër grevistët e urisë, në tentativë për protagonizëm, nuk ka munguar edhe “i riu”, Erion Veliaj..., sigurisht me dëshirat dhe shijet e tij, që ka lënë një shije të hidhur, bashkë me dyshime për një demonstrim perversiteti nga ana e kreut të G 99-ës.
Keqkuptimi, i cili, mësohet se deri në orët e vona të mbrëmjes së kaluar nuk ishte zgjidhur, kishte të bënte me shijen në formë kërkese të Erion Veliajt, për “të zhvendosur çadrën e grevës së urisë në Dajt”.
Preteksti i Erion Veliajt, pas kësaj kërkese sipas të cilit, “se këtu dëgjohet dhe nuk na lë të qetë Berisha & Friends”, nuk ka kaluar pa ironi nga deputetët grevistë të PS-së, të cilët përmes shkeljeve të syrit njëri-tjetrit, i kanë lënë të kuptohet njëri-tjetrit, për disa zëra, për afeksionin që Erion Veliaj ka ndaj pyllit dhe ajrit të pastër të malit...
Në morinë e dëshirave e kërkesave të deputetëve grevistë të PS-së, ende nuk është kuptuar pse ishte refuzuar, kërkesa në formë dëshire të pa matur të Olta Xhaçkës, e cila “propozoi” që çadra e grevës së urisë të ngrihet para godinës ë KLD-së.
Duke e parë vëngër, deputetët “seriozë” ia prenë dëshirën e vrullshme Olta Xhaçkës, duke i thënë “që në emër të kësaj sakrifice të madhe, për ca ditë të paktën, të heqë dorë nga instiktet, të cilat janë të vetme ‘pasuri’, që dallojnë njeriun nga kafsha”.
Me gjithë justifikimin e Olta Xhaçkës, sipas së cilës “ç’patët, pse u keqkuptuat, mua te KLD-ja më punon mamaja”, deputetët, këtë herë jo vetë seriozë të PS-së, u munduan ta kërcejnë këtë situatë, me ca shenja mosbesimi, bashkë edhe me mesazhin, “që ti Olta mos e përsërit më këtë dëshirë të shfrenuar, përballë kauzës sonë të madhe...”...