“Nuk kemi dhënë leje për grevë urie, të lirohet Bulevardi”
Reagon Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
Policia e Tiranës ka bërë dje njoftimin e parë publik në lidhje me mbarëvajtjen e situatës dhe incidentet e ndodhura.
Pas listimit të korrespodencës mes zyrtarëve të PS-së dhe Policisë së Tiranës për datën dhe mbajtjen e mitingut të së premtes, njoftimi i policisë sqaron se drejtuesit e PS-së nuk kanë kërkuar mbrojtjen e policisë për zhvillimin e grevës dhe se kjo nuk ka qenë e parashikuar në komunikimin e zhvilluar ndërmjet Policisë dhe PS-së.
Por nga ana tjetër Policia e Tiranë si kujton PS-së se bllokimi i qarkullimit përbën shkelje penale dhe i kërkon asaj të zhbllokojë trafikun në qendër të kryeqytetit.
“Në të gjitha njoftimet që PS ka dërguar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë nuk ka kërkuar mbështetjen e policisë për këtë përshkallëzim të protestës, me qëllim që Policia të marrë masat e saj në zbatim të ligjit. Sqarojmë opinionin publike se, veprime të tilla që pengojnë qarkullimin e mjeteve të transportit përbën veprën penale të parashikuar nga nenin 293 i Kodit Penal. Policia e Kryeqyteti u kërkon organizatorëve të grevës që të marrin masa për zhbllokimin e bulevardit dhe lënien e lirë të mjeteve të transportit”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia sqaron dhe incidentin e ndodhur paraditen e djeshme.
Sipas saj rreth orës 11.00’, një grup simpatizantësh që mbështesin grevën e urisë të grupit të deputeteve socialistë, tentuan të bllokojnë në Bulevardin “Bajram Curri”, mbi Urën e Lanës dhe të konfrontohen me qytetarë të tjerë të cilët po shkonin në aktivitetin tjetër që po zhvillohej në Sheshin “Nënë Tereza”.
Policia ka reaguar dhe për lajmin e transmetuar në disa mediat se forcat e rendit po filmojnë protestuesit. Në këtë pikë policia sqaron se “ këto veprime të policisë mbështeten në nenin 21 të ligjit Nr. 8773 datë 23.04.2001 “Për Tubimet””.